Rexhep Lleshi: 12 VJET TË SHKOLLËS SË RE NË KRYTHË

March 9, 2015   | Kulturë / Kultura

shkolla ne KrytheObjekti bashkohor kontribut i vendasëve dhe bashkatdhetarëve

Në fshatin Krythë të Anës së Malit, komuna e Ulqinit, pranë rrugës magjistrale Katërkollë – Ulqin, është Shkolla katër klasëshe, paralele e ndarë e Shkollës fillore ”Bedri Elezaga”.

 

Sipas Kronikës, kjo shkollë u themeluar në vitin 1929, kur u hapen shkollat fillore në Selitë dhe Sukubinë. Fillimisht shkolla punoi në shtëpi private. Në vitet e 30-ta të shekullit kaluar, në at vend, populli me akcion vullnetar ndërtoi shkollën e parë prej materiali të fortë. Viteve të para punuan mësuesit ”nga jashtë” dhe mësimi zhvillohej në gjuhë jo amtare, serbe.

 

Me çlirimin e vendit, nga Viti shk. 1945/46, në shkollë filloi të punoi mësuesi i parë vendas, Ramazan Jahja e vogëlushet ti mësoi në gjuhën shqipe. Më vonë, pas kryerjes së kursit pedagogjik dhe Shkollës së mësuesisë, në shkollë punuan shumë mësues, të mirënjohur e të respektuar, nga Ana e Malit, Shtoi, Ulqini e Malësia si: Salë Kurmemi, Kolë Nrekiqi, Zef Kalaj, Vata Elezoviqi, Shaqir Duraku, Ruzhdi Ushaku, Zef Midita, Faik Ceka, Tomë Ndreu, Imer Çobaj, Paulina Marini, Islam Q. Pali …

 

Në atë ndërtesë misimi u mbajtë deri në prill ’79 kur termeti katastrofal, si shumë objekte tjerë në vend edhe ate e shndërroi në rrënojë. Falë solidaritetit mbarë popullor, po aty, menjëherë u ndërtuar objekti i ri i tipit montazhë. Pas dy dekadave ai u amortizuar e puna në te u bë e pa durueshme. Themeluesi, Qeveria e Malit të Zi, me spjegim ironik se ”nuk ka para”, nuk investonte në ndërtim të shkollës.

 

Duke i vërejtur rrethanat, vendasit e fshatit Krythë, të mbështetur nga bashkatdhetarët në diasporë, në çerekun e fundit të vitit 2000 sjellin nismën për goditjen e shkollës së re. Sipas tyre, ishin siguruar edhe para sa për punë fillestare, ndërsa akcionin duhej ta udhëheqte shkolla, drejtori i saj. Ashtu u folë, por akcioni nuk filloi, u zvarrit?!Atëherë njerëzit e vendit, dashamirët e shkollës, u vetë-organizuan në një trup – Këshilli për ndërtimin e shkollës në Krythë, në krye të cilit u vue profesoresha Fehima Çoboviq. Punimet në pastrimin e vendit dhe ndërtimin e objektit me sipërfaqe 500 m2, filluen në çerekun e fundit të vitit 2001. dhe zgjaten deri në fillim të 2003. Ashtu u ndërtuar shkolla e re me katër dhoma mësimi, sallë të arsimtarëve, koridor të gjërë e lokale sanitare. Pasoi paisja me orendi të duhura dhe mjete teknike-mësimore. Pamja nga jashtë, renditja e brendshëme e interieri, jepnin përshtypjen e objektit bashkohor arsimor-edukativ, të skicuar me dorën vullnetare të ish nxënësës së kësaj shkolle (Amë), arkitektës Zana Hollaj-Sarvan. Ai ishte qëllimi i ndërtuesit, banorëve të Krythës dhe diasporës në SHBA. Ata vetë i siguruan mjetet, paratë e materialin ndërtimor, kryen të gjitha punët administrative, teknike e fizike prej fillimi deri në mbyllje të projektit. Ndihmë materiale, para, ndërtuesit i ofruan banorët e fshatrave në rrethinë dhe Organizata humanitare Amerikane për ndërtim e zhvillim IRD. Shkolla e re u rregulluar dhe përgatit për punë – mësim në fillim të 2003. Inaugurimi i saj u bë më 8 Mars të atij viti.

 

Ky objekt shkollor është kontributi dhe sakrifica, ndërsa pamja e tij, nderi i njerëzve të këtij fshati. Për kordinimin e mbarë të punëve dhe përfundimin e shpejtë e të sukseshem të ati projekti, meritë të madhe kanë anëtarët e Këshillit për ndërtim e në veçanti kryetarja, zonja Fehima. Aftësitë organizative, vendosmeria, mobiliteti, zgjuartësia, mprehtësia e mbi të gjitha vendashuria e tyre dhe e saj, kanë qenë cilësi vendimtare në kryerjen e punës mjaft komplekse. Ajo dhe Hiseni, bashkëshorti i saj, qenë shtylla e paluhatëshme e atij aktiviteti shoqëror. Ata dy, përveç angazhimit rreth shkollës se re, për kohëzgjatje të ndërtimit të saj, shtator 2001-shkurt 2003, shtëpin e vetë e shndërruan në dhoma mësimi dhe pa pagesë. Ai ishte kontribut i madh i asaj familje të ndershëme e bëmirëse. Për çudi, në fund, asaj as falëminderi nga shkolla nuk iu tha. Më vonë, nga drejtori i ri, për dhënien e shtëpisë në shërbim të përkohëshem shkollës, familjari Hisen Çobi u ndëruar me mirënjohje modeste.

 

Falë mirëkuptimit dhe kontributit të kryetarit parë të komunës, zotëri Gëzim Hajdinaga, pas ca viteve, kësaj shkolle iu rregulluar fusha sportive, me çka objekti i ri bëhet më funksional.

Në kohë përfundimi të ndërtimit të shkollës në Krythë, fillimi 2003, në shkollë u folë edhe: ”Së shpejti do filloi edhe ndërtimi i shkollës në Sukubinë. Për financimin e tij do të kujdesen bashkëvendasit në SHBA,në krye me biznismenin Riçard Luka”. Fjala është për paralelen e ndarë të njëjtës, Shkollës fillore ”Bedri Elezaga”. Por, me ndërrimin e drejtorit, ndërtimi i saj u pezulluar, gjoja që ai kontribut mos ti shkoi në vlerësim drejtorit të ri. Pas katër viteve dhe zgjedhjes së drejtorit të ri – të vjetër, përsëri hapen zëra për ndërtimin e asaj shkolle. Sipas shumë njoftimeve publicitare, periodikisht të përsëritra çdo katër vite, në ”ndërtimin” e saj (do)angazhohen shumë “aktivistë e humanist”, profesionalistë të Qeverisjes lokale e shtetrore, si drejtorë shkolle, kryetarë komune e ministra të arsimit. Por, falë mendjes që ”për hatër të një drejtori të ndërtohet e të një tjetri të ndalohet”, ndërtimi i shkollës në Sukubinë, tash, pas 12 viteve nismë, është në fazën ”flitet”, me frazën ”do ta bajmë”… ?!!!

 

Si duket, ”nisma” e ndërtimit në të dy shkollat e ndara në Anë të Malit, Krythë e Sukubinë, pati fatin e njëjtë, zvarritjen?! Në Krythë, fatmirësisht, ndodhi Fehima, e paanëshmja, e ardhura, me kuptim të mirëfilltë e të qartë për shkollën. Ajo i ndërpreu politikat e gjetura nisëse dhe pasojat e tyre, zvarritjen, përfitimet… Shkolla në Sukubinë, s’e pati at fat. S’pati njeri të vendosur e të prerë, tu dëftoi sabotëve se fjala tjetër, sinonimi, për shkollën është fëmija/nxënësi dhe ndërtesa iu kushtohet atyre e jo drejtorit. Kronologjikisht, aty ku ishin nxënësit vehej gurthemeli e goditej shkolla për të mësuar ata e në mungesë të tyre në derë të saj vehej brava. Shkolla është vetë nxënësi. Ajo, vërtetë është e vogël, s’është grykëse, s’kërkon luks, njeh skamjen, ka durimin, por rëndë e dëmton driblimi pa fund i të mëdhejve.

 

Andaj edhe shkolla në sukën e bukur të Sukubinës të ndërtohet për nxënës të e atij mjedisi

e ata të shtohen e shumohen dhe ta gëzojnë në jetë e mot e jo, si deri tash, të mvarësohet nga simpatitë e trilluara subjektive dhe (pa)mëshira e të fuqishëmiv politik e financiar. Shpejtimi i këtij realizimi, tejet i vonuar, të jet shpresa tek angazhimi i kryetarit të ri të komunës, zotëri Fatmir Gjeka!