Në Sukubinë formohet shoqata sportive “Rinia”

March 11, 2015   | Real Estate

Me qëllim nxitjen e të rinjve të merren më shumë me sport, të martën mbrëmje në Sukubinë është formuar Shoqëria sportive “Rinia”, raporton faqëja e Facebookut Football Ana Malit”.

SHOQATA SPORTIVE -RINIA-ANA-MALIT
Në kuvendin themelues ishin të pranishëm rreth 40 të rinj nga Sukubina.
Për kryetar të shoqatës, e cila së shpejti do të regjistrohet si OJQ, është zgjedhur Edmond Kurti, nënkryetar është Riza Kurti, sekretar Shkelzen Cuca, ndërsa arkëtar Rini Mustafa.
Një nga aktivitetet e para e anëtarëve të shoqatës është ndërtimi i stadiumit modern në këtë fshat.