In Memoriam Fadil Kraja nga Ulqini

March 18, 2015   | Ngjarjet - Events

fadil-kraja-ulqinNjoftojme te gjithe lexuesit qe në moshën 69 vjeçare u nda nga jeta Fadil Kraja nga Pistulla e Ulqinit.

Vdekja e parakohshme e Fadil Krajës është një humbje e madhe për familjen, për shokët e miqtë e tij të shumtë që i ka në Ulqin por edhe në mbarë botën, Gjermani, Amerik, Belgjik dhe Zvicër,.
Fadili u nda prej nesh, por kujtimi i tij do të mbetet i gdhendur në mendjen e të gjithë atyre që e kanë njohur, ai do të mbetet tek mendjet e zemrat e jona.

Varrimi i të ndjerit do bëhet sot më 19 Mars në ora 14:00 në Pistull, ku do të niset xhenazja  nga shtepija e Plazhit të Madhë – Ulqin ku aji jetojë.

Te pikelluarit: Djali Muhameti, Vajza Xhixhi , vellai Sulejman Burri dhe Adem Kraja, Motrat Xhevja dhe Hakilja dhe mbare farefisi.
Stafi i Lajmeve nga Ulqini dergon ngushllimet e sinqerta familjes së Fadil Krajës në Ulqin.