Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani viziton Ulqinin + Foto + Video

March 24, 2015   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Bujar Nishani  viziton UlqininPresidenti i Shqipërisë Bujar Nishani së bashku me zonjën e parë Odeta Nishani, në kuadër të vizitës dyditore në Mal të Zi, vizituan sot qytetin e Ulqinit. Delegacioni i presidentit para Komunës u prit nga kryetari Fatmir Gjeka dhe zyrtarë të tjerë. Presidenti I Shqipërisë, Bujar Nishani I porositi shqiptarët në Mal të Zi që të ruajnë identitetin e tyre nacional, kulturorë e gjuhësorë.

Bujar-Nishani-viziton-Ulqinin-2

Presidenti i Shqipërisë ka vlerësuar se vizita e tij dyditore në Mal të Zi ishte shumë e suksesshme. Ai tha se është i kënaqur me bisedimet të cilat i kishte me drejtuesit malazez dhe paralajmëroi zgjerim të bashkëpunimit të këtyre dy vendeve. Presidenti shqiptar ka përsëritur se Mali i Zi nuk është vetëm fqinj i Shqipërisë, por edhe mik i saj. “Do të përcjellim problemet dhe sfidat me të cilat ju ballafaqoheni“, tha Nishani në konferencë për shtyp.

Bujar-Nishani-viziton-Ulqinin-1

Pas një konference të përbashkët për media, presidenti shqiptar i shoqëruar nga nikoqirët dhe mjaft qytetarë, vendosën kurorë me lule në varrin e luftëtarit të shquar për çështjen shqiptare, Ymer Prizrenit. Pas kësaj, në hotelin “Otrant”, për presidentin e Shqipërisë, Këshilli kombëtar i shqiptarëve kishte organizuar takim me personalitete dhe përfaqësues politik të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe me sportistët vendas. Në përfundim të takimit, delegacioni i presidentit të Shqipërisë u drejtua për në pikën kufitare të Sukobinës, duke përfunduar kështu vizitën në Mal të Zi.

TVCG

YouTube Preview Image

 

Foto Komuna Ulqinit