NHT “Riviera e Ulqinit” ka shënuar humbje 863.8 mijë euro

April 2, 2015   | Real Estate

ulcinjska_rivijera_logoNdërmarrja hoteliero turistike, “Riviera e Ulqinit”,  në vitin e kaluar ka shënuar neto humbje prej 863.8 mijë euro për dallim prej vitit  2013 kur është realizuar profit  prej 7.83 mijë euro.

Sipas të dhënave nga raporti i punës  i cili është publikuar në faqen e Montenegro- bursës, të ardhurat e kompanisë në fund të dhjetorit ishin 2.48 milion euro ose 14.9 për qind më pak se në periudhën e kaluar.

Aktiva e përgjithshme e Rivierës së Ulqinit në fund të vitit të kaluar ishte 108.23 milion euro ose 0.06 më e lartë se periudhën e kaluar krahasuese.

TVCG