Ulqini i shpallë Thaçin e Ramën “Qytetar Nderi”

April 2, 2015   | Real Estate

hashim-thaci-ne-ulqinZëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ndihet i nderuar se Ulqini se do të shpalle Qytetar Nderi së bashku me Edi Ramën.

Postimi i plotë në Facebook:

“Jam nderuar tej mase me lajmin që morra nga Ulqini se do të shpallem Qytetar Nderi së bashku me Edi Rama, në një ceremoni që do t’i bën bashkë shqiptarët e Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë por edhe liderët institucional të këtyre shteteve dhe korin diplomatik.

Të gjithë do të jemi në Ulqin që ta përkujtojmë historinë unike të këtij qyteti të bukur mesdhetar, rolin e tij dhe potencialin si shtyllë e bashkëpunimit fqinjësor midis shteteve tona.

Një ndër vizitat e mija të para në qeverisjen e re ishte mu në Ulqin dhe kam emocione që do të kthehem aq shpejt në qytetin me kalanë e lashtë dhe historinë edhe më të lashtë. Faleminderit Ulqin! Faleminderit Mali i Zi! “. (INA)