Vesko Garçeviq në Konferencën ndërkombëtare në Ulqin

April 2, 2015   | Rajoni / Region

vesko_garcevic-UlcinjKoordinuesi nacional për NATO-n, Vesko Garçeviq, do të marr pjesë në konferencën për ndërtimin e paqes dhe integrimin e Ballkanit në UE dhe në NATO,  e cila do të mbahet nesër në Ulqin. Konferencën me temën  “Periudha pas luftës në Ballkan, ku jemi 20 vjet pas marrëveshjes së Dejtonit – ndërtimi i paqes dhe integrimi i Ballkanit në UE dhe në NATO”, e organizon instituti për  hulumtimet shkencore dhe zhvillim dhe Komunën e Ulqinit. Nga ekipi komunikues për NATO  është kumtuar se përveç Garçeviqit,  në konferencë do të marrin pjesë  kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, ambasadorët e Turqisë dhe Hungarisë Mehmet Nijazi Tamhir  dhe Kristijan Posha. Në konferencë do të marrin pjesë edhe ligjëruesit nga Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina, Bullgaria, SHBA dhe Holanda.

RTCG