Nimanbegu u takua me Ministrin e Arsimit të Malit të Zi z. Predrag Boshkoviq

April 3, 2015   | Kulturë / Kultura

Takim ne Ministrine e Arsimit te MZ-Nimanbegu-Predrag BoshkovicKËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

 NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

                                               Nr. 67/15

Ulqin, 03.04.2015

 

Komunikatë për opinion

 

Deputeti në Parlamentin e Malit te Zi dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve z. Genci Nimanbegu është takuar sot me Ministrin e Arsimit të Malit të Zi z. Predrag Boshkoviq.

Në takimin që është mbajtur në Ministrinë e Arsimit, kanë qënë të pranishëm shefja e Kabinetit znj. Bojana Martinoviq dhe Ndihmës ministri z. Sllobodan Filipoviq.

Deputeti dhe Kryetari i Keshillit, Nimanbegu ka biseduar me Ministrin, Boshkoviq për nevojën që përmes kontakteve direkte të arrihen marrveshjet për përmirësimin e teksteve shkollore, plan-programeve (kurrikulave), si dhe për cilësinë e përkthimeve të teksteve nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe, e cila ka qenë edhe pyetje drejtuar Ministrisë në seancën e parë (pranverore) të rregulltë të Kuvendit të Malit të Zi për vitin 2015.

Në takim gjithashtu është diskutuar për bashkpunimin në lidhje me fillimin e realizmit të Memorandumit të nënshkruar vitin e kaluar, në të cilin është paraparë që të propozohen një numër i caktuar i studentëve për tu pranuar në Universitetin e Malit të Zi, në përputhje me mundësitë që i ofron Ligji për të Drejtat dhe Liritë e Njëriut.

Gjithashtu një nga temat për të cilën është diskutuar në takim ka qenë edhe procesi i nostrifikimit (njohjes) së diplomave të studentëve që mbarojnë studimet jashtë Malit të Zi, për çka është konstatuar se Ministria e Arsimit e Malit të Zi këtë proces e kryen me profesionalizem dhe në mënyr të përshpejtuar, por vonesat ndodhin për shkak të procedurave mjaft të ngadalta në Shqipëri dhe Kosovë.

Në përfundim të takimit është propozuar që Ministria e Arsimit të dërgoj sa më parë dokumentacionin e kandidatëve aktual, për drejtor të shkollave, në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, për dhënien e mendimit nga Këshilli.

Ministri Boshkoviq, gjatë takimit, ka shprehur gatitshmërinë e Ministrisë që ai drejton, që të punojë së bashku për çështjet e përmendura.