Partia Demokratike uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

April 5, 2015   | Anketë / Anketa

Partia Demokratike-pashket

 

Të gjithë besimtarëve të besimit katolik urime për festën e Pashkëve, festën e dritës, festën e jetës. Drita dhe jeta mbretëroftë gjithmonë mbi errësirën dhe të keqen. Në fakt edhe vetë mesazhi që përcjellin Pashkët është mbisundimi i dritës ndaj errësirës, jetës ndaj vdekjes.

Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët. Fat, harmoni, lumturi e begati sjellshin Pashkët gjithmonë në familjet e secilit besimtar, në familjet e secilit shqiptar. GËZUAR!

 

Ulqin, më 5 prill 2015                                                                                   Partia Demokratike

Kryetari