Shqyrtim publik: Parkingjet publike në territorin e Komunës së Ulqinit

April 11, 2015   | Lajmet / Vijesti

Cmimi-i-parkingjeve-UlqinNë Ulqin parkingjet për vetura po vazhdojnë të jenë një ndër problemet e shumta jo vetëm për këmbësorët, por edhe për ngasësit e veturave. Këmbësorët po detyrohen të ecin edhe rrugëve, në mungesë të hapësirës së trotuareve, e vozitësit në mungesë të parkingjeve po i parkojnë veturat nëpër trotuare.

Kjo që po bën Komuna e Ulqinit është një nga zgjidhjet më të mira që të largohet trafiku nga qendra. Trafiku më i madh në Ulqin shkaktohet nga njerëzit që janë duke lypur parking. Pra, komuna duhet ta nivelizojnë dhe ta rregullojmë parkingun në qendër me pagesë, sepse pastaj nuk vjen secili në qendër kur e din se sa paguhet.

Si në çdo vend të botës policia do të merret vetëm me shkelje në trafik për parkingje në vende ku nuk është e lejuar, ndërsa administrata me inspektorët komunal e marrin përgjegjësinë për dënimin e makinave të cilat qëndrojnë më shumë se një afat të caktuar apo ato që nuk kanë pagua fare.

Megjithëse Komuna e Ulqinit ka paralajmëruar rregullimin e 1237 parkingjeve në qytet, zyrtarët e saj kanë dhënë detaje se si do të zbatohet një projekt i tillë, në cilat zona konkretisht, cilat do të jenë çmimet ditore ose brenda orës, si do të rregullohet problemi i parkingjeve për banorët e banesave kolektive, etj, duke shikuar fletën zyrtare të Komunës së Ulqinit në PDF.
http://www.opstinaulcinj.com/upload/document/20150409-elaborat_parking_opstina_ulcinj.pdf

Tash ka mbetur të shikohet që ky vendim i Komunës për parkingje publike a i ka gëzuar qytetarët e Ulqinit, prandaj ky Projekt qitet në Shqyrtim Publik

Zonat-e-parkimit-ne-Ulqin

Ja pra edhe Projekt Vendimi për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për parkingjet publike dhe Projekt Elaborati për sistemin e pagesës dhe kontrollit të parkimit për territorin e komunës së Ulqinit

Kryetari i Komunës së Ulqinit, me Përfundimin numër 01 – 112/15 të datës 08. 04. 2015, ka vërtetuar Projekt Vendimin për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për parkingjet publike dhe Projekt Elaboratin për sistemin e pagesës dhe kontrollit të parkimit për territorin e komunës së Ulqinit me zonim, kështu që ka obliguar Sekretariatin për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit të Komunës së Ulqinit që të realizojë shqyrtimin publik.

Projektet qiten në

SHQYRTIM PUBLIK

Me rastin e Projekteve të përmendur Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit i Komunës së Ulqinit organizon dhe realizon shqyrtimin publik.

Shqyrtimi publik do të zgjasë prej, më 09. 04. 2015 dhe përfundon, më 24. 04. 2015.

Projektet do të publikohet në ueb sajtin e Komunës së Ulqinit www.opstinaulcinj.com

Shikimi publik mund të bëhet në ambientet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit çdo ditë pune në orarin prej orës 11:00 deri në 13:00.

Shqyrtimi qendror publik do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të marten, më 21 prill 2015, duke filluar në orën 13:30.

Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet dorëzohen me shkrim në adresën:

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit i Komunës së Ulqinit ose në

e – mailin: avdula.dervishi@ul-gov.me deri me datën 24. 04. 2015.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit do t’i shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në shqyrtimin publik, pas të cilës gjë do të hartojë raportin veç e veç për shqyrtimin e realizuar publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit.

 

Numër: 06 – 292/15                                                                        U. D. SEKRETARIT

Ulqin, më 09.04. 2015                                                                       Avdulla Dervishi