IN MEMORIAM: Ismail BUSHATI
Sot në moshën 85 vjeçare ndroi jetë Ismail BUSHATI, njëra ndër figurat më markante të Kalasë së Ulqinit. Smajli ka qenë ndër punëtorët e parë të turizmit në Ulqin dhe pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera. Së bashku me një plejadë punëtoresh turistik , të themë më mirë artistesh në hoteleri, siç kanë qenë Qazim Quku, Bim Kahari, Fadil Sula, Qemal Resulbegu dhe shumë të tjerë , kanë qenë të parët që kanë vendosur gurthemelet e hotelerisë te ne në Ulqin. Të gjith këto nuk jetojnë me. Por ne duhet ti nxjerrim nga harresa, sepse ato janë baza e fillimeve të turizmit tonë. Ata e kanë ngritur turizmin te ne në një nivel botëror dhe për këtë ne flasim për kohët e arta të turizmit tonë, deri te vitet e 90 të shekullit të kaluar.
Sot është ndar edhe Smajli nga jeta. Deri në çastet e fundit, ka mbetë, ashtu siç ka qenë gjithmonë i qeshur dhe i veshur në mënyrë elegante. Populli i ynë thotë se i ka pasur hije, dhe ka shërbyer si shembull çdokund. Deri në çastet e fundit është vërejtur, më mënyrën e ecurit, në tërë fizionominë e tij një elegancë e rallë e lindur. Prandaj, mungesa e Smajlit do të vërehet gjithmonë. Vendi dhe karriga në taracën e restorantit e tij, do të jetë e zbrastë, dhe pa dyshim këtë do ta vërejnë të gjithë ato, të cilët e kanë njohur këtë figur markante të Kalasë tonë.
Dua ta rikujtoj opinionin e gjërë edhe për një veprim të rallë e këtij Burri në kulm. Në vitin 1979, pas tërmetit katastrofal, gjatë qendrimit në ato kohë të vështira në Kala, së bashku me të ndjerin Jakup Nimanbegun, ka mbajtur flamurin e rezistencës për të qendruar në Kala. Ata janë të parët që kanë dhenë kontribut të madhë për revitalizimin dhe restaurimin e Kalasë , në kohën kurë intenca e shtetit komunist të asaj kohe ka qenë që të shpërngulen të gjithë banoret e Kalasë Gjeneratat e reja, të Kalasë dhe në përgjithësi të qytetit tonë, këtë nuk dhet ta harrojnë kurrë.
DANAS se u 85 godini života preselio u ahiret, jedan od najmarkantnijih stanovnika Starog grada, gospodin Smajl BUŠATI. Bio je jedan od stubova početaka našeg turizma, i s pravom se može reći, da je je sa grupom starijih turističkih radnika iz tog vremena , bio nosioc razvoja turizma kod nas. Bio je vječito elegantan, u bijeloj košulji, sa kravatom ili leptir mašnom, nasmijan sa vječitim osmjehom na licu. Bio je skroman, tih, volio je da podučava mlade onom pravom turizmu. Često je govorio sa velikom nostalgijom, o onom turizmu iz onih zlatnih vremena, u kojemu je on dao ogroman doprinos. Ostaće upamćen, ne samo za građane Starog grada i Ulcinja, već i za mnoge goste i turiste koji su godinama dolazili u Ulcin, po svojoj eleganciji, po svom šarmu po svom karakterističnom hodu, dok je svakodnevno silazio do Pristana , da napravi uobičajeni krug.
. Međutim, posebno je njegov doprinos bio veliki za vrijeme i poslije zemljotresa 1979 godine. Za stanovnike Starog grada i Ulcinja, njegov doprinos je bio ogroman, posebno u revitalizaciji Starog grada, odbijajući da zajedno sa gospodinom Jakupom Nimanbeguom napusti Stari grad, nakon katastrofalnog zemljotresa 1979. godine prošlog vijeka, i pored intencije komunista tog vremena da se Stari grad napusti.
Mislim da dijelim mišljenje građana Ulcinja, posebno građana Starog grada, njegovih susjeda, prijatela i poznanika, da je njegov odlazak sa ovog svijeta, odlazak uz poštovanje i pijetet sviju onih koji su ga znali i poznavali.
Ismet Karamanaga Facebook





