Çmimi i internetit, Mali i Zi kryeson vendin e par për për shtrenjtësi

April 28, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

interneti-mali-ziInterneti në ditët e sotme, mund të konsiderohet për shumicën e familjeve shqiptare, si një ndër shpenzimet mujore, të nevojshme për ta pasur në shtëpi. Duke qenë se jetojmë në epokën e internetit, pa të cilën shumica e punëve nuk arrijnë të kryhen, po ashtu edhe nevoja për të nga nxënësit/studentët është kthyer në domosdoshmëri, interneti aktualisht është një ndër zërat e faturës mujore për shqiptarët. Por, sa na kushton ky shërbim tashmë i domosdoshëm?

“Monitor” shkruan se bazuar në të dhënat e agjencisë “Numbeo” për prillin 2015, Tirana renditet e treta në rajon për çmimin më të lartë të këtij shërbimi. Krahasim i realizuar mes shteteve bazohet në çmimin mesatar të shërbimit të internetit, me një shpejtësi po mesatare prej 6 Mbps. Ajo çfarë vihet re është se vendi i cili ka çmimin mesatar më të shtrenjtë të internetit është Podgorica, Mali i Zi (27 euro). Ndërsa vendi që e ofron në shtëpitë e banorëve me çmimin më të ulët është Shkupi (10,76 euro). Gjithashtu vihet re se tarifa mesatare e këtij shërbimi në Tiranë (prej 15.92 euro) është e përafërt me atë në Prishtinë, në të cilën është 0.48 euro më e shtrenjtë.

Tema