Poema “Përpjekja” e autorit Gjylaver Avdiut

May 4, 2015   | Kulturë / Kultura

Poema-Përpjekja e autorit-Gjylaver  AvdiutShkruan Muhamet Nika

– Një  opinioni i shprehur pa gjykim?!

Autori Gjylaver Avdiu , një ish i përndjekur politik nga fshati Sukubinë – Komuna e Ulqiniti, lexuesve shqiptarë këtyre ditëve, iu paraqitet me librin e tij të radhës( të tretin), poemën “ Përpjekja”.

Poema nis me vargjet e një realiteti absurd e aspak mikëpritës për te si njeri. Procesi i ndjekjes armiqësore , me tabllo kafkiane , ka nisur që prej   momentit të lindjes dhe si i tillë vazhdoi e vazhdon sot e gjithë ditën.

Ai kujtohet dhe obligohet për gjithë misionin – njeri dhe shqiptar që ka   duke u shprehet me vargjet: Të tjerët u gëzuan dhe u kënaqen për lindjen tënde!/ Ti si u ndjeve/?Askush s’ta ka var!/ Shpejt filluan t’ë zhgarravisin pa të pyetur fare!/ Edhe kur ti përpëliteshe duke qarë…

Brenga dhe preokupimi i tij parësor me të cilin rritet dhe burrërohet autori , në këtë mjedis të butë , por tragjik buzë kufirit Shqiptaro-shqiptarë e bënë tek ai edhe formatizimin e tij të ardhshëm patriotik e krijues të cilit i qëndron besnik gjatë gjithë kohës.

Gjylaveri, me këtë poemë, shpalos një vizion të ri dhe shumë segmental i cili i siguron një platformë të re të filozofisë rreth kombit duke e lënë atë” disi të pa thënë” në krijimtari që pritet ta vazhdojë. Ai është i vetëdijshëm për vetëngarkesën e imponuar që prore e bartë dhe e ndjek si barrë duke e nxitur të këndojë për misionin e shenjt si individë dhe gjeneratë . Skenat neveritëse të këtij procesi apsurd që ndodhin edhe kur   nuk priteshin , pra edhe pas thyerjeve shoqërore të viteve 90, duke të kujtuar skenat e filmit shqiptarë “Vdekja e Kalit”, janë ato që më shumë e djegin atë andaj edhe këndoi kështu:

Përçarja kishte marrë udhë./Ti u përpoqe që t’ bashkosh;/ ata të qeshnin pas shpine./Të tjerëve ua bënin me sy/ të kënaqur që të shfrytëzonin e gjoja të korruptuan edhe ty…..

Qasja e tij rreth problemit të deformimeve shoqërore që te ky u dallua me një shpërthim vullkanik- kur të gjithë e llogarisnin të heshtur e të qetësuar dëshmon se llava e tij do të prekë edhe sot “servilët” dhe kopukët e kombit, që për momentin , po e bëjnë kundërshtarët e konceptit të gravitetit kombëtarë kundër tij. Por si duket Gjyli, është vetë kuadër të merret me formimin e opinioneve pozitive , në llogari të vetë, ashtu siç janë të gjithë ata, të cilët u dënuan njëherë e një kohë për propagandë armiqësore.

Shpresojmë dhe besojmë se kjo poemë me ciklin e fundit të vet, do ta qesë në shtegun të cilin sipas neve e kërkon gjatë gjithë jetës.