Taekwondo Ulqini u kurorzua me 6 medalje në Podrgorica Open 2015

May 4, 2015   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Taekwondo-Ulqini- Podgoroica Open 2015Gjatë këtij vikendi me datë 02.05.2015 në Podgoricë u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së  “1st Podgoroica open 2015”.

Në këtë aktivitet sportivë morën pjesë rrethë 300 garuesë nga 8 shtete si: Italia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia dhe Bosna Hercegovina. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë në këtë garë me 8 garues dhe një refer. Garuesit e TKD-së Ulqini patën suksesë duke u kurorzuar me 6 medalje, një të artë; katër të argjendit dhe një të bronzit.

Taekwondo-Ulqini- Podgoroica Open 2015-7

Me medalje të artë u kurorzua garuesja Amra Dushku kategoria children I -31kg. Me medalje të argjendë u kurorzuan këto garues:

Edin Kraja Children I -23 kg,

Edina Kraja Kadet -44 kg,

Xheneta Kanaqi Children – 57 kg,

Ardiana Karamanaga Senior -49 kg,

Me medalje të bronzit u kurorzua:

Medina Kanaqi kategoria Senior -53 kg. 

Falenderojmë të gjithe sponsorët që na mundësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet sportiv.

Shërbimi informativ i TKD-së Ulqini.