Pse kryetarët e komunës me SUP komunikonin me postë të mbyllur ..?!!

May 12, 2015   | Anketë / Anketa

Shkruan Muhamet Nika

Me të marrë funksionin e shefit të arkivit dhe të byrosë qytetare në Komunë të Ulqinit, gjatë vitit 20011, pata marrë masat për të kontrolluar mënyrën e komunikimit të kryetarit të komunës me institucionin e policisë për mes akteve të ndërsjella. Këtë gjë po e bëja, pikë së pari, sepse punëtorët e shërbimit mu ankuan në komunikim të pa zakontë të kryetarit me këtë organ që rezultonte të ishte shumë sekret…?!! Kurse si praktikë e tillë komunikimi vërtetohej se kish nisur  që nga ata   të cilët kishin qenë edhe më herët kryetarë. Ndërsa arsyeja tjetër ishte sepse me dekret arkivi dhe byroja qytetare i bie të jenë kapia e vetme e hyrje-daljes së ligjshme të kësaj poste. Në këtë mënyrë ajo lë gjurmët përkatëse përmes protokollimit dhe arkivimit …?!!

Ç’ është e vërteta , shikuar hollë e hollë, ky kontrollim më imponohej edhe me ligj, pasi më ishte tërhequr vërejtja nga ana e punëtorëve . Pa çka se ndërprerja e kësaj praktike të komunikimit do të më hidhte kundër kryetarit të komunës dhe aq më tepër dyshimi më lindi kur hetova se për këtë komunikimi nuk kish insistuar vetë kryetari, por sekretaria e tij e kabinetit.

Po cila do të ketë qenë arsyeja e komunikimit të fshehtë të kryetarit të komunës me “Sup”?!!

Mendojmë se komunikimi me postë të mbyllur me siguri bëhej për t’iu shmangur daljes në opinion të shumë informatave e akuzave kompromituese që do duhej të lidheshin me punën e dyshimtë të cilat dihet se fillimisht nisin nga policia. Cekim se kjo u dëshmuan edhe nga rreth 6000 faqe dokumentacion të sekuestruara nga inspektorët shtetëror pas kontrolleve të shpeshta që po bëheshin.

Duke e ndërprerë këtë praktikë konspirative të komunikimit dhe të “ftohjes” me kryetar  mu imponua që t’i drejtohem me letër kabinetit rreth kësaj çështje si më poshtë duke iu tërhequr vërejtjen.

Mirëpo edhe për kundrejt kësaj ata pranuan që postën gjithnjë të vazhdojnë ta bënin në mënyrën e vet, por duke mos kërkuar më ndihmë nga shërbimi të shpërndarjes së saj ..?!

Posta-kabinet-Ul