Fushata sensibilizuese per parandalimin e kancerit te gjirit dhe te qafes se mitres!
Të shtunën e ardhshme, më 23 maj, me fillim në orën 10, në Ulqin do të mbahet punëtoria për kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës, për ç’gjë do të flasin mjekët eminent, prim. dr Nada Cicmil – Sariq dhe Dr Nebojsha Jokmanoviq.
Këtë tubim e organizon OJQ “Novartis” dhe “Femra sot”(Zena danas), me përkrahjen e Shtëpisë së shëndetit dhe Komunës së Ulqinit.
Gjinekologët nga Ulqini do të tregojnë si kryhet parandalimi, a vijnë femrat rregullisht në shikim, si dhe do të flasin për problemet tjera.
Organizatorët kanë njoftuar se në kuadër të punëtorive janë parashikuar shikimet e grave. Nëse interesimi është i madh atëherë ekziston mundësia e marrëveshjes.
PËR KANCERIN E GJIRIT DHE TË QAFËS SË MITRËS
– Shtëpia e shëndetit Ulqin-
- 05. 2015
A GJ E N D A
10,30 – 11,00 Prim. dr Nada Cicmil – Sariq – Tema: Kanceri i gjirit
11,00 – 11,30 Dr Nebojsha Jokmanoviq – Tema: Kanceri i qafës së mitrës
11,30 – 12,00 Fjala e gjinekologëve të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin
12,00 – 12,30 Diskutimi
12,30 – 13,00 Fjala e koordinatorës së punëtorisë Rosa Popoviq, OJQ “Femra sot”
13,00 – Shikimet/kontrolli i femrave. Nëse interesimi është i madh ekziston mundësia e marrëveshjes.