ULQIN: KUJT I BAN GJELI VO..?!!!

May 21, 2015   | Anketë / Anketa

Kalamper-Petroll-UlqinNga Muhamet Nika

Nëse këtyre ditëve nisesh e del prej Ulqininit, drejtë rrugës që të çon për Anë të Malit-Shkodër, vëren se te pompa e benzinit e njohur si Deli Petrol, tash më ajo ka gëdhirë me mbishkrim – Kalamper Petrol . ..?! Por si duket rasti nuk është thjeshtë një shitblerje e zakonshme të cilën e bëjnë palët.

Duke e ditur se fjala është për një objekt të përkohshëm, por që ligji e trajton si të përhershëm, shohim se që në start këtu kemi të bëjmë me një shkelje ligjore rreth statusit të saj. Shkelja e dytë është që leja e   vendosjes iu dha diku rreth  vitit 1998- 99, kuptohet pa kuvend- në mënyrë të një anshme nga kryetari komunës ?! E pa qartë duhet të jetë edhe mënyra e pagesës si objekt i përkohshëm…?!!!

Sipas neve çështja kish marrë dimensione të paligjshmërisë që në start nga se pronari i saj , po duket se kish ndikim edhe në komunë. Kjo nënkuptonte jo vetëm për ta shfrytëzuar objektin me status të dyshimtë, por bashkë me kryetarin e atëhershëm  ndërruan edhe traken e bulevardit nga vendi ku ish i paraparë me plan urbanistik.

Pa rregullsia tjetër e radhës   është se Deli Petroli, si pompë e dytë në qytet  u vendos në ish – hapësirat e pompës Jugo- Petrol . ..?!!Kurse kësaj të fundit komuna i pat blerë truall të ri urbanistik në hyrje të qytetit nga një person privat , fjala është për lokacionin    ku ndodhet edhe sot…?!! Thjeshtë , për kohën lind pyetja- përse ky dislokim i ri i pompës me para të komunës ?! Dhe se, a thua që kjo po bëhej për t’i liruar hapësirat Deli petrolit që u paraqit si firmë e re në Ulqin…?!

Po edhe pak le të shohim : çfarë ndodh në vitin 1998-2000..?!!

Statusi i tokës së pompës së benzinës që u shit(nëse u shit), dihej që ka qenë pronë e komunës , ajo edhe sot E KËSAJ DITE duhet të figurojë si e tillë në kadastër . Edhe pse dikush mund të thotë se Kallamperi , ka blerë vetëm objektin e jo tokën. Edhe në se është kështu, ai këtë veprim për së ri , nuk ka guxuar ta bëjë pa e njoftuar komunën sepse qiramarrësi (DELI PWTROLI), nuk ka të drejtë ligjore , të jap me qira atë hapësirë që e ka nga komuna të marrë” për nën dorë..”?! Ligji e përjashton mundësinë e matrapazllëkut me sipërfaqe të objekteve të përkohshme…?!! Por për çudi pronari i pompës thuhet se e paditi komunën dhe që edhe kjo pronë u humb ashtu si edhe shumë prona tjera.

CILI DO TË JETË FATI I TROLLIT TË KOMUNALËS DHE A DO TA PËSOJË EDHE AJO SI POMPA E DELIPETROLIT?!!

Shikuar realisht , përveç hapësirës ku gjendej pompa, një pikëpyetja tjetër e madhe , e pronësisë, doemos do të lind edhe rreth pronës së komunales sepse e gjithë kjo hapësirë është tokë e konfiskuar në kohën e formimit të plantacionit të Ullinjve . Pra nëse vazhdohet kështu, me sa duket edhe vetë komunalja do të përfundojë në duart e kallamperëve ose të ndonjë kallamperi tjetër.

E nëse ndodh kjo , atë herë kjo ka për të ndodhur për faj të pushtetit lokal. Këtë konstatim e nxjerrim sepse, me ligjin e ri edhe kjo pjesë e sektorit publik duhet të kalojë në shoqëri aksionare.

Ose edhe më qartë, sipas ligjit, në se brenda afatit të caktuar, nuk mblidhet kuvendi për të shikuar se çfarë duhet të bëjë me pasurinë të cilën e trashëgon komuna në ndërmarrjet që vet i ka themeluar, duke e injoruar ligjin,komuna lirisht mund ta humbas edhe këtë hapësirë, ashtu si humbi të tërë pasurinë në kohën e privatizimit masovik , kur ish ndërmarrjet shoqërore kaluan në ndërmarrje ekonomike dhe u privatizuan.

Si rezultat i kësaj shkurtpamësie komuna si themelues , duke mos u paraqitur në gjykatë, pasi injoroi ligjin e privatizimit mbeti fare pa ndikim në këtë sektor. Ajo nuk ndoqi shembullin e komunave tjera dhe sot i bie që nga 21 komunat tjera të Malit të Zi , vetëm komuna e Ulqinit të ketë mbetur pa ndikim.

Procesi i tillë ngjau , atëherë kur kryetar komune dhe i kuvendit me 2/3 ishte LD në MZ-Mehmet Bardhi . Kur shikon çfarë ndodhi e po ndodh, vërtetë nduket se përsëri  po ngjet ajo që thotë POPULI SE DIKUJT PO I BËNË EDHE GJELI VO – E KOMUNËS AS PULA..?!!!