U mbajtë promovimi i librit “Zhdukja e heshtur” e autorit Hajredin Kovaçi në Turqi
Në Stamboll u përurua libri ”Zhdukja e heshtur”
Në Qendrën Kulturore të Kosovës në Stamboll u mbajt një mbrëmje artistike-letrare ku u bë përurimi i librit me poezi “Zhdukja e heshtur” të autorit nga Ulqini Hajredin Kovaçi. Nën moderimin e gazetares Ida Lila u bë hapja e kësaj mbrëmje: ‘’Sonte, në këtë mbrëmje artistike letrare do të flasë poezia e bukur shqipe, do të lëkundet në valët e Detit Marmara krijimtaria poetike e një poeti nga radhët e shqiptarëve në Malin e Zi, poetit nga Ulqini, autorit të katër përmbledhjeve me poezi, poetit të poezisë së reagimit, të etnosit e erosit, poetit të poezisë së burgut, z. Hajredin Kovaçi’’.
Për krijimtarinë letrare dhe librin në fjalë të z. Kovaçi bëri një vlerësim kritik studentja Olta Murataj. Bukurinë e kësaj mbrëmje e shtuan tingujt e bukur të kitarës dhe violinës, si dhe këngë të bukura shqipe nën interpretimin e Ebru Jılta dhe Rina Demjaha. Poezi të përzgjedhura nga përmbledhja poetike i recitoi studentja Borana Alcani.
Në fjalën e tij poeti Kovaçi falenderoi Unionin Studentor Shqiptar – Turqi, Qendrën Kulturore të Kosovës, si dhe të gjithë të tjerët që kontribuan në realizimin e kësaj mbrëje letrare: ‘’Uroj që takime të tilla letrare të organizoni edhe në të ardhmen! Është mirë dhe e nevojshme për Ju që studioni këtu sepse gjuha shqipe duhet të ruhet, duhet të kultivohet, letërsia poashtu, prandaj jeni Ju të rinjt, studentët, ata që duhet ta bëni këtë. Kudo që të jeni, punoni, mësoni, por gjithësesi, vendin e vet dhe gjuhën e bukur shqipe, mos ta harroni!’’
Në emër të Unionit Studentor Shqiptar – Turqi, Blerim Halili uroi autorin Kovaçi për librin e ri dhe falënderoi të gjithë kontribuesit e kësaj mbrëmjeje letrare, duke shtuar se ky shënon aktivitetin e katërt të Unionit për këtë semester.
Në fund autori dhuroi dhe nënshkroi për të gjithë të pranishmit librin poetik ‘’Zhdukja e heshtur’’. Me këtë rast u shtrua një koktej modest ku u zhvillua një bisedë e lire në mes studentëve dhe autorit. Në këtë mbrëmje letrare përveç studentëve ishte i pranishëm edhe drejtori i Qendrës Kulturore të Kosovës z. Qamil Bytyçi.
Këshilli drejtues i USSHT
NË QENDRËN KULTURORE TË KOSOVËS U MBAJTË PROMOVIMI I LIBRIT “ZHDUKJA E HESHTUR” E AUTORIT HAJREDIN KOVAÇI E ORGANIZUAR NGA UNIONI I STUDENTËVE SHQIPTAR NË TURQI.
KOSOVA KÜLTÜR MERKEZİ’NDE, ARNAVUT ÖĞRENCİLER BİRLİĞİ TARAFINDAN ORGANİZE EDİLEN ŞAİR HAJREDIN KOVAÇI’NİN ” ZHDUKJA E HESHTUR – SESSİZ YOKOLUŞ” ADLI KİTABININ TANITIMI YAPILDI.
ZHDUKJA E HESHTUR – SESSİZ YOKOLUŞ
Gojë kemi e – Ağzımız var fakat
Nuk flasin – Konuşmayız
Sy kemi e – Gözümüz var fakat
Nuk shohim – Görmeyiz
Hundë kemi e – Burnumuz var fakat
Të keqen s’e nuhatim – Kötüyü koklamayız
Vesh kemi e – Kulaklarımız var fakat
S’degjojmë – Duymayız
Fytyrë kemi e – Yüzümüz var fakat
Disa vendosin maska – Bazıları maske takar
Këmbë kemi e – Ayaklarımız var fakat
S’levizim nga vendi – Yerimizden kıpırdamayız
Duar kemi e – Ellerimiz var fakat
S’bejmë me gisht – Parmakla işaret etmeyiz
Zemër kemi e – Kalbimiz var fakat
Frikën në palcë – Korku iliklerimizde
Të gjitha i kemi e – Herşeyimiz var fakat
Në heshtje po zhdukemi – Sessizlikte yok oluyoruz.
Përktheu nga Shqipja – Arnavutça’dan çeviren
Qamil BYTYÇI – Kamil BİTİŞ
Më tepër Foto Unioni Studentor Shqiptar-Turqi Facebook