Ndërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë kontest i ri rreth Prevllakës

May 31, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Prevlaka_Qeveria e Malit të Zi e akuzoi Kroacinë se e ka shkelur “Protokollin për regjim të përkohshëm për menaxhim me Prevllakën”, sepse Zagrebi ka shpallur tender për hulumtim të naftës dhe gazit në pjesën jugore të Detit Adriatik, shkruajnë gazetat në Podgoricë.

Prevllaka është një gadishull i vogël në hyrje të gjirit Boka Kotorska, i cili është pikë kontestuese nga kufiri midis Malit të Zi dhe Kroacisë. Bëhet fjalë për një territor me të cilin me dekada të tëra është rast për mosmarrëveshje serioze midis dy vendeve fqinje, sepse të dyja palët pretendojnë në këtë lokacion.

Gazetat e Podgoricës e transmetojnë kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi në të cilën thuhet se Podgorica asnjëherë nuk e ka shkelur Protokollin nga viti 2002 me të cilin është përcaktuar regjim i përkohshëm për Prevllakën.

Kontesti i tanishëm është ngritur pasi gazeta kroate “Dalmacia e lirë” publikoi se Mali i Zi “ka pretendime në dy mijë metra katrorë det kroat”.

Sipas kësaj gazete, kjo paraqet “shkelje të ashpër” të Protokollit për kufirin e konfirmuar para 13 viteve midis Kroacisë dhe Qeverisë së ish-Republikës Federale të Jugosllavisë. Gazeta ende zbulon se në lokacionin e njëjtë të këtij gadishulli të vogël që të dyja vendet dëshirojnë të gjurmojnë pas “arit të zi”.
PREVLAKA
Qeveria e Malit të Zi i hedh poshtë pohimet e “Dalmacisë së lirë” duke i vlerësuar si të pavërteta. Podgorica zyrtare pohon se e para ka reaguar në sjelljen e palës kroate, pasi Zagrebi shpalli tender për koncesion për hulumtim të naftës.

Prevllaka është rajon kontestues në të cilin nuk guxon të ndërmerren kurrfarë aktivitete derisa nuk tejkalohen dallimet, madje Mali i Zi ka bërë ankesë formale deri te Zagrebi për shkak të “shkeljes së Protokollit”, por edhe deri te institucionet ndërkombëtare, thuhet në reagimin e Qeverisë malazeze.

Të dyja vendet përpiqen për të gjetur zgjidhje për kontestin rreth gadishullit të vogël që u imponua pas shpërbërjes së IRFJ-së, por ai u aktualizua kur edhe Kroacia edhe mali i Zi shpallën tenderë për testimin e fundit të detit për zbulim dhe eksploatim të naftës dhe gazit.

IDIVIDI