Pse Hana Cakuli nuk e ekspozon trupin? (Foto)
Për artdashësit e muzikës shqiptare nuk është emër i panjohur Hana Cakuli. E lindur në qytetin e lashtë të Ulqinit, qysh në moshë të re, krahas mësimit dhe studimeve, zgjodhi edhe muzikën tek ka vite që dëgjohet me ëndje prej fansave të saj.
Që nga paraqitja e parë e saj, ulqinakja shpejt u bë e njohur dhe shumë e pëlqyer për zërin, sharmin e performancën.
Hana, me këngë të mira e zë melodik, arriti të përvetësojë shumë adhurues kudo që është paraqitur. Ajo që e dallon Hanën nga koleget e estradës është se gjithë punën në muzikë e bën vetë, edhe pse ka shumë përkrahës që e mbështesin në këtë rrugë.
Por, ajo shkon rrugës, të cilën fansat e saj e kërkojnë: thjeshtësi, melodi të mira, këngë që kanë art, e jo këngë komerciale.
Me një fjalë: Hana është për këngë e muzikë të bukur shqipe, artistike, e jo për të ekspozuar trupin më shumë sesa zërin.
Zhurnal


















