Fondacioni “Studenti” organizon – Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2015

June 1, 2015   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Fondacioni Studenti-1Fondacioni “Studenti” do të organizojë të hënën, më 1 qershor 2015, Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2015. Kjo veprimtari zhvillohet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, si shenjë vëmendjeje dhe kujdesi ndaj tyre.

 

Garat e recituesve të rinj organizohet për të dhjetin vit me radhë dhe është e vetmja veprimtari e këtij lloji që zhvillohet në Komunën e Ulqinit. Qëllimi i saj është zhvillimi i frymës garuese, zbulimi i talentëve të rinj, afirmimi i tyre, shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi i ndjenjës së bashkëpunimit ndërmjet nxënësve etj.

 

Garat do të mbahen në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës – Ulqin dhe fillojnë në orën 20.00.

 

Jeni të mirëpritur!

 

 

Ulqin, më 1 qershor 2015