Gjeka: Koalicioni është ende stabil, por…..

June 1, 2015   | Politika

Fatmir-Gjeka-UlqinKryetari i komunës së Ulqinit dhe i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar se brenda koalicionit qeverisës të gjithë qëndrimet lidhur me vendimet e rëndësishme dakordohen me durim dhe përgjegjësi.

“Matematikisht, deri tek shuma e dëshiruar e mandateve nuk arrihet vështirë, por është pikëpyetje e madhe çfarë do të na sillte rikompozimi i shumicës qeverisëse në kuptimin politik”, tha ai për “Pobjeda”, raporton portali Ul.info.

Qëllimi i tij dhe i partisë së tij është, siç tha, unifikimi në një listë i të gjithë partive shqiptare në Mal të Zi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Jam i bindur se kjo do të ishte racionale sepse me siguri do të merrnim një mandat më shumë, por edhe efektive sepse trupi votues do të ishte më i motivuar nëse do të shihnin se liderët e partive shqiptare janë unik në qëllimin që bashkërisht të punojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi”, theksoi Gjeka dhe shtoi: “Nëse ky është qëllimi jonë, e duhet të jetë, destabilizimi dhe rikompozimi i koalicionit aktual në Ulqin do të shkaktonte pasoja serioze negative”.