Kultura kundër anti kulturës dhe spastrimet në informim

June 3, 2015   | Opinione

Servantesi dhe Dulcinea-UlqinShkruan Muhamet Nika

Këtyre ditëve ishim dëshmitarë të dy ngjarjeve paksa të çuditshme në Ulqin të cilat mbase dike edhe mund ta kenë shqetësuar , mirëpo sipas neve, këto që ndodhën doemos duhet të përkrahen sepse nuk shkojnë në favor të edukimit disi të çoroditur që ngjet në kulturë dhe informim . Duke mos hyrë në motivet e shkasit të ndodhjes së ngjarjeve cekim se moti kanë ekzistuar shkaqet të cilat paralajmëronin atë që ngjau dhe duhej të ngjante. Andaj mendojmë që pasi ngjarjet ndodhën duhen përkrahur sepse paraqesin një mundësi për të gjetur rrugën e vlerave në këto dy fusha.

Fjalën e kemi për ndërrimet në politikën informative të TV Teutës , të cilën personalisht , për arsye të njëanshmërisë në punën e tyre e cilësova si “ Informativno smeće- llum informativ..“?!

Dhe dy , nuk e fshehim që u gëzuam pa masë, kur nga portali Lajme nga Ulqini, mësuam se edhe skenografia e   të vetë quajturës ” Dolcinea e Servantesi “, kish përfunduar në kontejner të mbeturinave ( ku moti e kish edhe vendin..)?!!

Mendimi ynë rreth kësaj drame dihet dhe nuk u përkas atyre të cilët duke shtrembëruar të dhënat sa nuk thonë që katragjyshi i tyre edhe kish pirë kafe me Servantesin në Ulqin..?!

Uroj që fat të ngjashëm të ketë edhe ndërtimi i hotelit të ri te ish -hoteli Jadran, në Kepin e Sukës..?! Sipas disave hoteli që pritet të ndërtohet nga një i huaj , i cili  na paskësh” shprehur mirëkuptim për historinë dhe kulturën tonë…, në shenj respekti të legjendës së Servantesit-Servetit,   hotelin e ri kishte premtuar që do ta pagëzojë ” Servantes …?!!

Shtëpia e Sumës para se të merret nga Knjazi, viti 1881

Shtepia-e-Sumes-viti-1881-Ulqin

Kush po na e fsheh historinë?!

Nga këndi tjetër mendojmë që nëse duam ta respektojmë historinë e Kepit të Sukës, atëherë përzgjedhja më e mirë do të kish qenë sikur atij ti vihej emri i familjes së vjetër   shqiptare Suma. Në këtë lokalitet kjo familje kish edhe shtëpinë e vet, por që të cilën ,kësaj familjeje, mbretit Nikollë pëlqeu t’ia marrë duke ndërtuar pushimoren e vet (hotelin Jadran).

Shtëpia e Sumës pasi u shndërrua në vilë të Knjazit, viti 1884

Shtepia-e-Sumes-viti-1881-Ulqin-u-shenderrua ne ville te Knjazit-1884

Me ndërrimin e kohëve në të , më vonë dihet se kthente edhe vetë Titoja kur preferonte të kalonte disa ditë pushimi në Ulqin?!