Mejdani Gaçit: Mjerë Selmani i nënës ….

June 5, 2015   | Anketë / Anketa

Shkruan muhamet Nika

Mjer Selman i nënës /ke të qaj më parë/ a prijësit në krye /a popullin e marrë…?!

A e dini që para më shumë se 50 vitesh (1964) në kanjonin(grykën) e Krythës – Bardhelës, Komuna e Ulqinit ishte xhiruar një pjesë e filmit shumë të njohur Old Shatterhand- rreth 3 minuta.Filmi pat sukses për kohën dhe u prit mirë në kinematë evropiane duke fituar çmimin “Ekrani i artë”. Kjo konfirmohet nga një shkrim i postuar në faqet e internetit nga ish-kamermani i TV-Teutës, Sejdo Ismaili.

Old Shatterhand-Krythe-Ulqin

Se ky kanjon është nga më të bukurit e botës dhe më ekzotikët është e vërteta e parë . MJERË SELMANI I NËNËS ….
Blurja e zhurit ne Gaçë-Ulqin

Kurse e vërteta e dytë është që ky kanjon , dita ditës po e humb primatin e vet nga devastimi i pakontrolluar mjedisor që bënë mafiokracia politike e qytetit dhe e shtetit…?!!.
Dhe a e dini pse?! Fajtorët kryesor për këtë janë njerëzit e politikës lokale dhe republikane që në mënyrë fare të paligjshme i dhanë tokën e komunës( pjesa dërmuese…) , pa dijen e kuvendit-falas, një X- personi me influencë. Me siguri i afërt me qeverinë republikane dhe me ndikim në atë vendore. Ky veprim fare i paligjshëm u krye, nga ish kryetari i komunës dhe sekretari për urbanizëm i kohës diku rreth vitit 2003-2004 e vazhdon edhe sot…?!!
Këtij personi iu mundësua nga elektrodistribucioni edhe vënia e një trafoje afër mejdanit të gurit pa u hamendur fare sidomos në ndikimin

negativ të tymit në kanjon dhe në prishjen e rrugës regjionale Ulqin Sukubinë që nuk është e ndërtuar për kamionë të tonazhit të rëndë…?!!!

Kush e dha atëherë lejen- po ku janë këtu “ frajerat e Anës së Malit” për të ngritur zërin?! Dhe sipas burimeve mirë të informuara mikut të pushtetit, si duket iu lejua një kohë të gjatë, e mbase edhe iu fal fare shpenzimi i rrymës ( nga Selmani s’ëmës)….?!

Mbase flitet për një borxh prej 50 mijë euro energji elektrike…?!!!Thuhet se aktualisht ky mejdan ka kaluar në duart e një pronari tjetër , gjithashtu jashtë Ulqinit, edhe ky bënë shfrytëzimin aktual të gurit dhe për çdo ditë prish rrugën pa e trazuar kush…?!!

Si pas neve- Ku ta dish , nëse ende nxirret gur për shitje, nga prona e komunës- dhënësit të lejes, mbase edhe sot i shkon përqindja e të hollave nga guri i shitur edhe pse nuk është më në atë post dhënësi i saj. Kuptohet që e gjithë kjo mund të vazhdojë, deri sa të mos pengohet e të lihet i qet të punojë nga inspektorët dhe Kuvendi si pushtet..?!!!

.Hajde tash ti e mos e këndo sërish këngën toske Mjer Selman nënës /ke të qaj më parë/ a prijësit në krye /a popullin e marrë?!