Grupi DT lidh me Fibër Optike jahtet dhe barkat në Mal të Zi

June 7, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Fibra-optike-ne-Porto-Montenegro-Mali-i-ziPorti, i njohur si Porto Montenegro, është një ndër më të mëdhenjtë dhe një nga investimet e huaja më të suksesshme në vend. Ai ndodhet në gjirin e mbrojtur nga UNESCO, atë të Kotorrit, dhe kombinon një marinë të klasit botëror me shërbime me rezidenca moderne bregdetare dhe veprimtari kulturore. Kjo bën që doku të jetë një port ideal për jahte me vende ankorimi nga 12 deri në 180 m.

Secila nga këto barka mund të perceptohet si një kompani e vogël, duke qenë se në to ka personel që punon dhe jeton duke përdorur internetin në barka gjatë të gjithë vitit. Çdo barkë mund të ketë një lidhje me fibër optike (dhe padyshim që edhe energji elektrike dhe ujë) dhe të njëjtin shërbim në apartamente dhe në vendet e biznesit, gjë e cila është shumë e rëndësishme jo vetëm për mysafirët e përkohshëm, por edhe për personelin e barkave i cili akomodohet për periudha më të gjata në port.

Gjatë vizitës së saj të fundit në Malin e Zi, Claudia Nemat, anëtare e Bordit Drejtues për Europën dhe Teknologjinë e grupit gjerman Deutsche Telekom i cili ka mundësuar shërbimin e internetit në këto barka, theksoi se ky port duhet vizituar si një shembull unik se si Deutsche Telekom po zgjeron lidershipin e tij në teknologji. Duke pasur në mendje rëndësinë e të qenurit i pranishëm atje që nga fillimi, Crnogorski Telekom, pjesë e Grupit DT, në koordinim me Porto Montenegro, zhvilluan infrastrukturën e nevojshme për të mbështetur këtë shërbim superior dhe në disa raste unik në vend.

Përveç plotësimit të nevojave për telekomunikacion për qëllime biznesi të punonjësve të Porto Montenegro, Crnogorski Telekom ka qenë gjatë të gjithë kohës i pranishëm gjatë punimeve për ndërtimin e portit, si një partner për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme me fibër optike si në zonat rezidenciale ashtu dhe në ato të biznesit. Kjo gjë bëri të mundur ofrimin e një shërbimi superior për klientët (internet të shpejtësisë së lartë dhe TV me Definicion të Lartë në më shumë se 100 apartamente dhe objekte biznesi). Të gjithë klientët që dëshirojnë të kenë TV, Internet, apo thirrje zanore janë abonentë të telefonisë fikse të Crnogorski Telekom (CT).

Grupi i Deutsche Telekom është prezent në Shqipëri nëpërmjet AMC dhe operon në më shumë se 50 vende të botës duke investuar çdo vit miliarda Euro për ndërtimin e rrjeteve moderne, infrastrukturës se telekomunikacionit dhe produkteve e shërbimeve inovative.

JAVA News