Ulqini qyteti që mbeti pa kinema

Ulqini-pa-kinema-Në qendren e Ulqinit po shkatërrohet shtëpia e kinemas karakteristike 70-vjeçare, e cila përbajti edhe krenarinë e këtij qyteti, po kthehet në rrënoj. Tashmë është pikërisht rrënoja që do t’i befasojnë turistët e huaj dhe vlerat e dikurshme të Ulqinit që po humbin dita-ditës. Madje, shqetësimi i banorëve shprehet edhe në një drejtim tjetër.

Duhet cekur se Kino Salla “Crvena Zvjezda” u themelua në vitin 1948.

Aktualisht nuk dihet se çfar fati ashtë rezervuar kinemas, por shikuar këto fotografi, bëhet fjalë për të shpëtuar jetën e njerëzve, që përbëjnë një rrezik të madh për njerëzit, pasi muret e tyre po rrëzohen përditë.

Ka pasur mjaft raste kur gurët dhe muret e shtëpive të vjetra, për të cilat nuk kujdeset askush, bien mbi kalimtarët. Shtrohet pyetja ku janë thuajse të gjitha institucionet publike të qytetit.

Është e vështirë të gjesh në arkiva, apo në kujtesën e ulqinakëve të hershëm, se kur është ngritur kinemaja e parë në qytet, por një gjë është e sigurt se 67 vjet më parë, në kapërcyellin e luftës së dytë botërore qyteti bregdetar pati dy kinema. Qyteti i Ulqinit e humbi lidhjen me kinemanë në vitin 1990 – 1995.

Disco-Fama-Ulqin

Një tjetër kinema verore u ngrit në fillim të viteve 1960 në Ranë “Kino Bashta”. Me një kapacitet prej 500 vendesh, duke u kthyer në një vend argëtimi për mijëra pushues që kalonin pushimet e zakonshme në plazhet e Ulqinit, dhe ajo ekzistoi si e tillë deri në fund të viteve 1990 -1995.

Të tilla mbetën kinematë e qytetit të lashtë të Ulqinit deri në fillimin e viteve 1990 – 1995, duke kyçur në memorien e ulqinakëve, të gjitha kujtimet që lidheshin me magjinë e ekranit të madh. Dy kinematë e qytetit, ajo e Kino Salles, si dhe kinemaja verore në Ranë ( Plazhi i vogel) u mbyllën shumë shpejt.

Duhet cekur që të gjitha godinat iu rikthyen familjeve të ish-pronarëve, ndërsa tentativat për rikthimin e kinemasë nuk mundën të prodhojnë më shumë se sa një Festival ndërkombëtar të filmit, që nuk do të mbahet kurr.

Sot kësaj komune i mungon kinemaja dhe për momentin nuk ka gjasa që të bëhet diçka për të zgjidhur problemin. Kinemaja e qytetit të Ulqinit nuk ka gjasa të ndërtohet duke ditur se së pari i mungon hapësira sipërfaqes ndërtimore e pastaj edhe financimi.

Ata që kalojnë pranë kinemasë së dikurshme të qytetit mund të thonë se dikur na ishte një kinema në Ranë dhe në qendër të qytetit e cila ka shfaqur mijëra filma të vendeve të ndryshme të botës, ndërsa tash ekziston një objekt komercial e shëndruar në Disco kurse tjetra po kthehet në rrënoj.

Ulqini me gjithë emrin e shënuar në pasuritë e përbotshme si të jetë e mbrojtur nga UNESKO, do të jetë thjesht një qytet muze.

Foto Baro Vukovic‎ Facebook