Gazeta “DAN”: Policia e Tivarit do të hetojë për flamujt shqiptar në Rumi

June 9, 2015   | Shtypi / Mediji

Flamuri shqiptar në RumiNga Drejtoria e policisë për “Dan” është deklaruar se policia e Tivarit po heton rrethanat në të cilat janë krijuar fotografitë në maje të Rumisë të dielën, raporton portali Ul.info.

“Po kontrollojmë a është fjala për ndonjë delegacion bjeshkatarësh nga shteti tjetër, si dhe a është maja e Rumisë vend publik”, shkruan kjo gazetë dhe shton se për aktivitetet e ndërmarra nga policia do të njoftohen sot.

Të dielën Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” nga Ulqini ka organizuar daljen tradicionale në maje të këtij mali. Në këtë tubim ishin të pranishëm shoqatat e bjeshkatarëve nga Tirana, Shkodra, Prishtina dhe Gjakova.