Delegacioni nga Ulqini mori pjesë në rivarrimin e heroit, Isa Boletini

June 11, 2015   | Politika

Nimanbegu-Cungu-HaxhibetiMe ftesë zyrtare të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa, një delegacion nga Ulqini i personaliteteve politike morën pjesë në ceremoninë zyrtare në rivarimin e eshtrave të heroit kombëtarë Isa Boletinit, i cili ka qenë i varosur në Podgoricë të Malit të Zi para 99 viteve. Me këtë ceremoni që nga sot eshtrat do të prehen në vendlindjen e tij në Boletin të Shalës së Bajgorës.

Delegacioni nga Ulqini

Në këtë ceremoni të organizuar nga qeveria e Kosovës merr pjesë edhe delegacioni i Forcës së Re Demokratike i përfaqsuar nga kryetari Nazif Cungu, deputeti Genci Nimanbegu, dhe kryetari i kuvendit të Ulqinit Fuad Haxhibeti.

Përvec tyre, në ceremoni ishin të pranishëm edhe figura tjera nga jeta publike e Ulqinit, sikurse  Mehmed Mardhi, Tahir Tahiri, Amir Holli, Atif Hasanaga etj.