Pse po gabohet sërish gjatë emërtimit të rrugëve në Ulqin?!

June 11, 2015   | Anketë / Anketa

ulqiniKarmat  shqiptare dhe antishqiptare në Ulqin …?!!

Nga Muhamed Nika

Duke e pasur të pamundur ç’mitizimin e rolit të vet të super idealizuar( të punëve të mëdha- karmës shqiptare), që vuajnë partitë nacionale dhe ata qytetare në Ulqin, vërejmë se edhe nisma e sivjetshme e emërtimit të shesheve dhe rrugëve ka mundësi të dështojë për arsye të shkeljes së   procedurës ligjore që në start . Çështja mund të lidhet me mënyrën e formimit të bashkësive lokale . Me ligj kjo çështje u takon vetëm kuvendeve të bashkësive lokale që ta bëjnë emërtimin. Kujtojmë që kjo çështje ka mbetur e hapur pasi gjykata kushtetuese hodhi poshtë vendimin e kuvendit të më hershëm , pasi në te u ankua klubi i SNP-së. Si duket edhe kësaj radhe po gabohet në të njëjtën procedurë.

Sipas neve, komisioni përkatës”partiak” , në vend se të ulet në tokë duke i thjeshtësuar gjërat karshi ligjit, ka zënë po duke e i  kapë , gjërat për bishti , në vend se ti kap për brirësh? Gjithnjë kuptohet kur është në pyetje procedura ligjore?!!

Sipas ligjit dhe praktikës demokratike botërore , kuvendi nuk ka të drejtë të uzurpojë emërimin e shesheve dhe rrugëve, kjo punë mbete ekskluziv i kuvendeve të bashkësive lokale .

Në situatën tonë , me sa ne kemi njohuri dhe që kanë dëshmuar edhe instancat përkatëse qeveritare , në Ulqin ende nuk janë të formuara ligjërisht bashkësitë lokale , ashtu si i parasheh ligji . Dhe nga ana tjetër, merret vesh se gjithë ata , janë me mandat të kohës së komunizmit. Kurse mandati i tyre zgjat dhe lidhet me mandat të kuvendit komunal.

Emrat e rrugëve nuk mund të bëhen “duke i shkruar letër kryetari i kuvendit, atij të komunës dhe e kundërta e duke u mbuluar me një komision tepër partiak .Si rast më i freskët për ilustrim, është ai, kur komisioni përkatës, nuk ra në ujdi se kush të shpallet qytetarë nderi- Rama me Thaçin( që propozoi kryetari i komunës), apo Rugova me Berishën?! Ky vendim shumë i përfolur, ka shumë gjasa , të rrëzohet nga gjykata kushtetuese, pasi në te janë ankuar partitë e bllokut pro serb.?!

Bazuar mbi këtë, lind nevoja të shtrohet pyetja: Athua se kujt i nevojitet dhe kush ka nevojë për ketë patriotizëm injorant dhe defektivë- i tharmuar me karmë serbo –shqiptare?! Me siguri qytetarëve të Ulqinit , kjo fare nuk u duhet…?! Mbase është konstatim i çuditshëm, por sikur jetësohet ajo thënia se njëra karmë ushqen tjetrën dhe mundëson që e kaluara të jetojë në të tanishmën duke pushtuar e bllokuar procedurën ligjore dhe standardet ndërkombëtare të kjo lëmë. Dhe me se arsyetohet kjo tezë?! Për këtë shih rendin e ditës së propozuar, ku çështja radhitet e para nga 26 pikat e propozuara për kuvend…?!!

Zbehja e kujtesës historike

Ngarkesa historike serbo- malazeze e njohur si karmë, që tenton me çdo kusht të zbeh kujtesën e historisë kombëtare, për momentin, shohim se ndërlidhet edhe me ortodoksinë ekstreme që në momentin kur ajo shënon një ( iformacion të trashëguar nga brezi në brez dhe i cili nuk guxon të braktisët)…?! Karma e tillë vërejmë që vepron si të ishte e shkarkuar “ me uesbe”, nga koha e shkuar në programin politik e programor të kompjuterit aktual kolektiv e politik të dy partive pro serbe ose atyre më pranë tyre?!!

Një gjë mund të dihet fare lehtë, për karmën e tyre të sëmurë, që këta nuk çojnë dorë aq lehtë nga ajo. Ata kështu nuk çuan dorë , as nga shënimi i 26 Nëntorit si Ditë e dikurshme e Ulqinit, që si prapavijë kish zbehjen e historisë sonë.?!!

Kuvendi i Ulqinit e hodhi poshtë me të drejtë këtë datë provokuese duke propozuar një tjetër më të pëlqyeshme dhe të kapshme nga të gjithë.

Po si manifestohet karma, dhe ç’ është ajo?!

Mund të ketë disa definicione, por karma , gjenetikisht manifestohet që në momentin kur pohojmë : se jam i biri i filanit dhe filani i katër filanëve për të cilët, besohet se dikur patën pikë nga qielli ( nebeski narod)-rasti i serbëve që është i huazuar nga Dhjata e Vjetër e hebrenjve, por që edhe të krishterët nuk e kanë të huaj si filozofi ?!

Ndërsa te ne, etnosi ynë i kombit shqiptarë, nuk e shohim që Zoti , të na e ketë caktuar tokën se ku duhet të jetojmë dhe me ke duhet të sundojmë dhe që as çfarë emrash duhet të kemi.

–Skena këto , të cilat i hasim në dy Ungjijtë …?!! Por edhe mitet grko –latine etj, nuk e kanë të huaj çështjen e superioritetit të popujve mbi popuj.

Thjeshtë për serbo- malazezët, sikur të çonin dorë rastësisht , në rastin konkret dhe të përkrahnin realitetin shqiptarë të emrave, mendojmë që atyre , do tu dukej se  janë jo vetëm kundër të parëve të tyre, por  se janë edhe vetë kundër ortodoksisë serbo- malazeze. Madje edhe të vetë Zotit ortodoks..?!!

-Pëllet gomari prej Cetine këndonte në Kurorën e Male Njegosh – Sveti…, që kënga e tyre e trajton në vazhdim : “u njega smo svi zakleti…( të gjithë vdesim për te)?! Kjo e tëra ka për pasojë mendimin- karmë njegoshiane të cilën as sot e kësaj dite, nuk mund të fitojnë . Njegoshi famëkeq do të jetë i pranishëm edhe këtë ditë në kuvend gjatë miratimit të vendimit!!