Fadil Kroma: Emrimi i im për drejtor të bibliotekës (II)

June 13, 2015   | Opinione

Fadil-Kroma-UlqinShkruan – FADIL KROMA

(II)

1967-1979(mandati i parë dhe i dytë)

Kisha kryer shkollën e mësuesisë në Nikshiq. Më 1962/63, pata filluar të punoj në shkollën fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj dhe më pas shkova në shërbim ushtarak. Pas kthimit nga viti 1965/67 kam punuar si mësues në shkollën fillore të Braticës” Boshko Strugar”.Një kohë në paralelen e saj të ndarë në Braticë e më pas në shkollën amë të saj në Ulqin. Pas punësimit tim në shkollën e përmendur u bëra anëtar i rregullt i bibliotekës popullore “ Mirko Srzentiq”. Ajo funksiononte pranë shtëpisë së kulturës në Ulqin e cila ishte ndërtuar më 1948. Si anëtarë i rregullt i bibliotekës shpesh herë e pata ndihmuar zonjën Natalia Gazivoda   në shpërndarjen e librave, e cila drejtonte bibliotekën pas dreke me nga tre orë punë vullnetare. Ajo duke e parë që unë e adhuroja librin i pat propozuar kryetarit të komunës Hodo Resulbegut që unë të punësohem në bibliotekë. Propozimin e saj ai e pranoi dhe unë u emërova atje , më 21.04. 1966 kur edhe u bë dorëzim pranimi i bibliotekës.

Në fillim të pranimit të drejtimit të bibliotekës fillimisht pata shkuar të vizitoj bibliotekën e Tivarit “ Ivo Vukçeviq”, me qëllim që të njoftohem më për së afërmi me punën e bibliotekës.

Me rekomandim të saj u takova edhe me drejtorin e BKM” Gjurgje Crenojeviq” z. Dr. S. Martinoviq . Zyrat i kish në ish ndërtesën e ambasadës franceze e cila me fasadë e saj nga jashtë ishte mahnitëse për nga bukuria dhe më tërhoqi Pasi shkova atje, punëtor i bibliotekës së cekur që u gjet në korridor më udhëzoi kah zyra e drejtorit Martinoviq.

Pas përshëndetjes sime me një mirëmëngjesi drejtor, ai më priti me fjalët në gjuhën shqipe” -mirëmjesi mirë se keni ardhur , urdhëroni uluni”?! Kurse unë isha befasisht i kënaqur për të mirë me pritjen e ngrohtë dhe fjalitë e mirë se ardhjes dhe kështu në mënyrë spontane filloi biseda jonë e ndërsjellë dhe qëllimi i vizitës.

Gjatë bisedës e cila zgjati rreth një orë , ai më tregoi që e njeh shumë mirë Ulqinin sepse dajat i kishte prej Ulqinit . Ai më vonë më siguroi edhe dy punëtorë nga Biblioteka Popullore Qendrore, që të më ndihmojnë në rregullimin e materialit të tërësishëm. Zotërinjtë ishin Marko Shpadijer, dhe Gjorgjina Pravilloviq, të cilët qëndruan në Ulqin në shtator të vitit 1966. Zotërinjtë e emëruar bënë klasifikimin e materialit nga fondi i librave ekzistuese i cili atëherë kishte rreth 4200 libra. Në njërën anë ata vendosën të gjitha librat e konsumuara e të grisura, kurse në tjetrën vendosën librat më mirë të ruajtura. Pas revidimit të bërë mbeten rreth 2050 .

Pas sistemimit të fondit të librave , anëtari i përmendur i grupit Marko Shpadijer, në emër të Bibliotekës Popullore të MZ“ Gjurgje Crnojeviq”- Cetinë, i pat nisur shkresë bibliotekës së Ulqinit dhe Kuvendit të Komunës së Ul

Në letër thuhet:” Fondi i librave në bibliotekë është shumë i dëmtuar dhe numëronte diku rreth 4200 libra, dhe se pas revidimit kishin mbetur gjithësejt 2050 libra. Në fondin e përmendur hynë kryesisht literatura e vendit dhe e huaj, kryesisht për nxënës. Biblioteka nuk dispononte me doracakë informativë dhe fjalorë,, e gjithashtu ka një numër të kufizuar të librave nga shkencat natyrore dhe ato ekzakte.

Literaturë në gjuhën shqipe nuk ka fare, si dhe mungon po ashtu edhe literatura për turizëm   dhe ajo në gjuhë të huaja.

Gjithashtu biblioteka nuk e ka as edhe fondin e vet të vendlindjes.”

Me pranimin tim në marrëdhënie pune u bë edhe hapja e gjiro llogarisë së re të bibliotekës. Në këtë mënyrë u pa se biblioteka e qytetit u bë subjekt i pavarur ekonomikisht në financim dhe njëkohësisht institucion me një rëndësi të veçantë për shoqërinë.

Më 20 .10. 1968 bëra vizitën e panairit të librave në Beograd. Në shtangun e atjeshëm vizitova edhe atë të shtëpisë botuese –Rilindja. Pas bisedës me përfaqësuesit e Rilindjes , u morëm vesh që të kryej edhe një vizitë në redaksinë e kësaj shtëpi botuese në Prishtinë. Më sugjeruan që me vete të marr regjistrin në të cilin do të figuronte lektyra shkollore e të cilin e hartova bashkë me arsimtarët e lëndës përkatëse . Në fillim të vitit 1969 , jam nisur për Prishtinë për tu takuar me kryeredaktorin e botimeve në gjuhën shqipe dhe drejtorin gjeneral Ramiz Kelmendi.

Gjatë vizitës në bisedë e njoftova atë, se biblioteka e Ulqinit nuk ka kurrfarë librash në gjuhën shqipe…?! Që më së shumti kemi nevojë për lektyrë shkollore dhe për atë të gjimnazit në gjuhën shqipe. Pas takimit të përzemërt Kelmendi i ngarkoi dy punëtorë të cilët bashkë me mua vizituan  depot ku ishin vendosur librat. Ai urdhëroi , që për mua të ndahen prej të gjithë titujve   të librave nga 20 shembuj . Dhe kështu duke i falënderuar mirëkuptimit që hasa të zotëri Kelmendi, biblioteka e Ulqinit i fitoi librat e para në Gjuhën Shqipe. Viteve të tjera në vazhdim rregullisht e kam vizituar panairin e Beogradit dhe kam siguruar libra në gjuhën shqipe dhe atë serbe. Kështu prej vitit në vit pata sukses të blej libra dhe të pasuroj fondin e librave shkollore në të dy gjuhët si dhe ta

pasuroi fondin jo vetëm me literaturë shkollore, por edhe me atë profesionale

Përgatiti, Muhamet Nika