Në Ulqin, Neki Emra triumfon në “Netët e klipit shqiptar”

June 14, 2015   | Lajmet / Vijesti
Neki Emra-UlqinNatën e mbrëmshme në qytetin e Ulqinit është mbajtur nata finale e festivalit “Netët e klipit shqiptar”.
Këngëtari Neki Emra arriti të rrëmbej çmimet kryesore në këtë festival duke fituar çmimin e publikut dhe çmimin kryesor të fetivalit.

Këngëtari shprehet mjaft i lumtur për këtë sukses të tij që e konsideron si të jashtëzakonshëm.
“Moment i jashtëzakonshëm në karrierën time.Emocion i papërshkrueshëm.Fitues i dy çmimeve, çmimi i publikut dhe fitues i çmimit të madh”,ka shkruar këngëtari duke mos lënë anash edhe falenderimet për kontributin e bashkëpunëtorëve të tij./ 21MEDIA

YouTube Preview Image