Abazoviq dhe Bojaniq kanë dorëzuar në kuvend propozim ligjin për plotësimin e ligjit për mbrojtjen sociale dhe fëmijërore

June 16, 2015   | Ngjarjet - Events

Bojanic-Abazovic-skupstinaDeputetet e pavarur Dritan Abazoviq dhe Mlladen Bojaniq kanë dorëzuar sot në kuvend propozim ligjin për plotësimin  e ligjit për mbrojtjen fëmijërore dhe financiare me të cilin parashihet që t gjithë fëmijët në Mal të Zi të jenë shfrytëzues të shtesë fëmijërore. Koordinatori i politikës sociale Millosh Konatar ka deklaruar se thelbi i propozimit është që tu mundësohet fëmijëve të cilët deri me tani nuk kanë marrë ndihmë fmijënore që deri te plotësimi i moshës 15 vjeçare respektivisht deri te përfundimi i shkollës fillore ta realizojnë këtë të drejt. Ai njëherë në konferencën për gazetarët ka deklaruar se miratimi i këtij ligji për të gjithë fëmijët në Mal të Zi duhet të jetë si karakteristik e zhvillimit dhe shtetit modern në Evropë.

RTCG