Dinoshës i përfundon mandati i ambasadorit, kërkohet pasardhësi i tij

June 16, 2015   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Ferhat-Dinosha-Ambasador-ne-ShqiperiMandati në postin e ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri së shpejti i skadon Ferhat Dinoshës, ndërsa pasardhësi i tij akoma nuk është caktuar, shkruan „Dan“ duke u bazuar në burimet e Qeverisë së Malit të Zi, raporton portali Ul.info.

Siç thuhet, Dinosha në detyrën e përfaqësuesit diplomatik të Malit të Zi në Tiranë erdhi më 23 maj të vitit 2012.

Dinosha ishte kryetari shumëvjeçar i Unionit demokratik të Shqiptarëve, deputet i kësaj parti në Kuvendin e Malit të Zi dhe ministër i pakicave në Qeverin e Malit të Zi.