Ministria e kulturës reagon në vendimin e komunës për emërtim të rrugëve në Ulqin …?!!

June 16, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Rruga Hafiz-Ali-Ulqinaku_ulqinShkruan Muhamet Nika

Pse po gabohet sërish gjatë emërtimit të rrugëve në Ulqin?!

Duke e pasur të pamundur ç’ mitizimin e rolit të vet të super idealizuar( të punëve të mëdha- karmës shqiptare), që vuajnë partitë nacionale dhe ata qytetare në Ulqin, vërejmë se edhe nisma e sivjetshme e emërtimit të shesheve dhe rrugëve ka mundësi të dështojë për arsye të shkeljes së  procedurës ligjore që u bë nga komisioni përkatës i kuvendit të komunës.

Këtij vendimi të cilin njëherë e një kohë e pat hedhur poshtë gjyqi kushtetues me kërkesë të SNP-së, sivjet   përsëri i erdhi radha dhe u gjet në rend të ditës së kuvendit, por tashti vërejtje në procedurën e sjelljes së vendimit të ri ka edhe ministria e kulturës.

A do të tentojë Ministria e Kulturës   së MZ, të zbeh kujtesën historike?!!

Ngarkesa     historike serbo- malazeze e njohur si karmë, që tenton me çdo kusht të zbeh kujtesën e historisë kombëtar tonën , për momentin ,po reflekton negativisht po duket edhe në punën e ministrisë së kulturës e cila për rastin kërkon informata shtesë rreth çështjes së cekur.

Andaj për këtë duhet shtuar edhe kjo:

Dje në Ulqin , kuvendi i komunës, miratoi rendin e ditës në të cilën hyri  edhe emërimi i shesheve dhe rrugëve si nismë e kryetarit të komunës. Por vetëm pas pak orëve punë kuvendi edhe pse u takua pas 6 muajve, i ndërpreu punimet e veta duke mos dhënë arsye fort bindëse për opinion përse erdhi deri te shtyrja e tij. Ndërsa këshilltarët u siguruan nga kryetari, që për sot doemos do të pasojë konsulta me shefat e klubeve , rreth vazhdim të saj. Me gjithë atë sot mësohet se kryetarit të kuvendit- z. Fuad Haxhibetit, në vend se të merrej vesh me shefat e klubeve për të vazhduar mbledhjen e cekur, iu desh që të shkojë në Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi, i ftuar nga ministria e cekur , për të arsyetuar çështjen e emërtimit të rrugëve, me emrat e disa personaliteteve të rëndësishme kulturore dhe ngjarjeve të rëndësishme kulturore . Gjithashtu mësohet se sipas ligjit aktual malazias emërimit të tyre duhet t’i paraprijë pëlqimi përkatës i ministrisë e cila ka të përcaktuar kriterijumet për kategorinë e emrave gjegjës.?!

Mësohet se komisioni përkatës i komunës e kishte anashkaluar ministrinë gjegjëse në konsulta dhe ajo për rastin kish mësuar nga gazeta “ Dan” ?!

Nëse “ sharra has në gozhdë” dhe ministria nuk e jep pëlqimin , atëherë sipas gjitha gjasave kuvendi do të shtyhet për vjeshtë. Pa çka se në rend dite janë   vënë mbi 27 pika tepër të rëndësishme .

Shtyrja e tillë po të ndodhë ,sipas neve , duket se është e mirë se ardhur edhe për të gjitha partitë politike në Ulqin , të cilat me këtë do të blejnë kohë të mjaftueshme për të ruajtur pozita , duke qetësuar situatën e tensionuar – nga brenda, e cila nuk ka dyshim që si epidemi ka përfshirë të gjitha partitë , bashkë me opozitën dhe sektorin civil , që ende vazhdojnë të jenë të përgjumur pas fjetjes së stinës edhe pse veç ka filluar zhegu i verës?! Duket e çuditshme , por e gjithë kjo çmendë ata gazetarë dhe opinionistë të cilët paralajmëronin ndërrim të pushtetit në Ulqin , me shkrimet e tyre senzacioniste.

“ Në emër të kombëtares dhe patriotizmit – kuptohet të secilit  nga prizmi i tij- karmat partiake e kombëtare edhe me këtë rast po ushqejnë njëra tjetrën..” ?!!!