Gjeka: Urime për fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit

June 18, 2015   | Ngjarjet - Events

Fatmir-Gjeka-1Kryetari I Ulqinit Fatmir Gjeka  I ka dërguar një  telegram urimi Kryeimamit të Ulqinit Ali efendi Bardhi  dhe besimtarëve të besimit islam  me rastin  e fillimit të  Muajit  të shenjtë të Ramazanit .
Në mesazhin e urimit ndër të tjera   thuhet  se Muaji i Ramazanit  është ndër  obligimet  më fisnike  në të  cilën  kultivohen  vlera  njerëzore dhe humane ,  toleranca , respekti  i ndërsjelltë dhe  dashuria  midis njerëzve.
Duke uruar që  ky muaj  i shenjtë të pasqyrojë  në mënyrë të denjë  bindjen fetare  dhe sprovën  për  tiu  përkushtuar  lartësimit  shpirtërorë,Kryetari  Gjeka  uron  që Muaji i Ramazanit  të gjejë  familjet  tona  në  harmoni , mirëqenie, lumturi  dhe dashuri.

Komuna Ulqinit