A ndjehet ” i mashtruar Abazoviqi” në ndarjen e “Shiqarit “ në pushtet me Cungun në Ulqin ..?!

June 19, 2015   | Anketë / Anketa

abazoviq-cungu-gjeka-bardhi-hollaj-Shkruan Muhamet Nika

Kur lexova polemikën e Abazoviqit ndaj reagimit të Cungut ,duke mos e përsëritur   çështjen, po themi se polemika të kujton atë punën e dy vetave të politikës të cilët “ për hatër të popullit” ishin shokë të mirë dhe pastaj shumë shpejt në politikë” për hatër të popullit” prishën dhe përfundojnë duke u përlarë …?!! Edhe pse nuk mendoj që i takoj atij populli “për hatër “të cilit polemizon Abazoviqi me Cungun”, hetohet se me këto tone ka për të vazhduar përsëri , jo vetëm sot, por nesër , pas nesër e kështu me radhë?! Kështu ne kësaj polemike sipas natyrës së bejteve shkodrane, le të më falë populli të cilit i takoj, do t’i kishim kënduar: “ popullin thonë, kanë babë e nanë , por ia fusin t n’tjetër anë… gjithkush kap sa mund të kapi, çka me ba shqiptar hesapi… ?!!!

Fillimisht po themi që vërtetë është ashtu si thotë Abazoviqi , se Cungu nuk është i kënaqur me as kë , por kjo që thuhet vlen edhe për atë që po e kujton- E kemi thënë njëherë : “ Basi , kujtuesi , thotë populli” ?! Bile këtij të fundit , nëse është kështu, edhe nuk i arsyetohet sepse është shumë më i ri.

Me këto pak rreshta, vetëm se po i kujtojmë Abazit-“marazit..”,  që jo fort larg “ nga istikami i TV Teutës” ai si gazetar i saj, qëllonte si huta, me “Hutë( lloj pushke tradicionale me një fishek)”, mbi të gjithë kundërshtarët dhe rivalët politikë të Cungut që kishin pushtetin në Ulqin, duke na premtuar se do të kemi fusha me lule, por ja që na u mbushen me gjemba- bile shumë më keq se në atë kohë?

Sa për të qëlluar në shenj politik, themi që me sa po shihet , Cungut, pak kush mund t’ia qesë këmbën dhe as që t’ia kalojë . Madje po duket se këtë e ka edhe si punë trashëgimie?!

Kam lexuar njëherë në njërin nga numrat e revistës “Buzuku”- që redaktoi Sima,   se edhe të parët e fisit i ka pasur “topçi” me zë – Pra shtinin me topa, si e lyp puna sot…?!! Bile nga ky zanat , thuhej se ka trashëguar edhe mbiemrin Cungu , nga katra gjyshi i vet që ish një mjeshtër topash diku në malësinë e mbi Shkodrës , në kohë turku, dhe kur pat rrezik e humbi dorën. Si rezultat i kësaj , fitoi edhe llagapin Cungu. ..?!! Thjeshtë duam të kujtojmë se ai nuk kish fare nevojë për bunkerizimin e Abazoviqit në “istikamet e TV –Teutës, nga ku Avazoviq, ofronte ndihmë , pa ia kërkuar Cungu, për arsye që veç ai i di?! Dhe merrte në shenj me fjalë bombastike sipas leksioneve  gazetareske të tipit “ Ju flet Tirana- Govori Tirana, punë të cilën e ka për qejf dhe e bën edhe sot”- për hatër të popullit( më falni qytetarëve …)?!!!

A e dini se ç’ është “ shiqari “që përdorë në polemikë Abazoviq..”?!

Ideja për të bërë këtë shkrim , na erdhi , kur në tekstin e Abazoviqit ,ndeshëm të përdorur fjalën “Shiqar”, për të cilën për ata që nuk e dinë, cekim se shprehja “ Shiqar”, përdorej nga malazezët në kohë turku dhe emëronte (kuptonte) një lloji plaçke që bënin ata mbi popullsinë shqiptare në kohën e turkut. ..?!! Kurse i binte të ishte diçka si puna e kusarisë (grabitjeve pirate në det) .?!!

Kjo lloj plaçke(vjedhje ) bëhet edhe sot nga malazezët në Ulqin dhe shohim se na llogarisin taman si para dyqind vjetëve dikur, kuptohet në punë shiqari, nga këndi  tjetër.

Edhe sot, flitet, se ata “ të malit – SEVERNJAKT”, me të cilët Abazoviq fantazon ura?!!! Kur i nisin djemtë e vet si inspektorë republikanë në Ulqin-gjatë stinës së verës , duke i lënë madje edhe livadhet pa kositur…, po t’i pyesësh se ku u kanë shkuar ?! Me krenari të përgjigjen: Se kanë shkuar si inspektorë – Da šićare nešto u Ucinj…, jer tamo iće, piće i za džepa biće..- që shkurt do thotë ,se kanë shkuar – për të plaçkitur…, do rrijnë do pijnë dhe me xhepa plot do vijnë..“?! ! Pasi , këtë shprehje Abazoviq duhet ta ketë dëgjuar , nga këta të veriut, po i themi se një farë „shiqari-plaçke politike“ ka zënë e po ia bënë në pushtet edhe ai vet Cungut si politikan pa parti…?! Këtë „sa për popull…“?!

Duke përfunduar po cekim që shiqarin (funksionet) nga Cungu , i fitoi taman   si puna e shiqarit malazez- të asaj pjese plaçke e cila detyrimisht u takonte grave pa burra , të cilët më herët, i kishin humbur në përleshje me shqiptarët , kur shkonin për shiqar- plaçkë( mendoj që jemi të qartë, një lloj shiqari është edhe puna e atij politikani i cili ka mbetur sot në pushtet në Ulqin, por ka humbur partinë nga e cila fitoi “shiqarin”)?!!!,

Me gjithë atë “ për popull…” të cilit i takoj , shtojmë se Abazoviq, nuk ka nevojë ta cek se pushteti në Ulqin është stabil ?!! Kur fare mirë të gjithë e dinë, se nuk ke ku gjen sofër “shiqar”, më të mirë se ai që është shtruar në Ulqin nga Cungu shumicë ….?!!!