Ulqin: Tribunë Mali i Zi dhe Integrimi në NATO, 26.06.2015, ora 10:00

June 22, 2015   | Ngjarjet - Events

Opstina Ulcinj PressMë 26 qershor (të premte) në ora 10:00, në organizim të Ambasadës së Hungarisë në Podgoricë  dhe Komunës së Ulqinit, organizohet ‘’Tribuna e hapur në temën Mali i Zi dhe integrimi në Nato’’.

Ambasadori i Hungarisë Krisztian Posa dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërise Ernal Filo  në ligjeratat e tyre do të sjellin përvojat e vendeve të  tyre në procesin e qasjes dhe anëtarësimit në këtë aliancë ushtarako-politike.

Tribuna do të mbahet në Sallën e Madhe të Kuvendit dhe është e hapur për të gjithë të  interesuarit.

Komuna Ulqinit