Kryetari i LD në MZ Mehmet Bardhi: Urime 20 vjetorin e gazetes Bota sot

June 27, 2015   | Ngjarjet - Events

BOTA-SOTMEHMET BARDHI URON BOTUESIN E GAZETËS KOMBËTARE “BOTA SOT” ME RASTIN E 20-VJETORIT

 

 

         Gazeta BOTA SOT

Botuesit, zotni Xhevdet Mazrekaj

Drejtoreshës, zonja Dafina Xhemaj

Kryeredaktorit, zotni Idriz Morina

 

P r i s h t i n ë – KOSOVË e ZVICËR

 

 

I nderuari botues i gazetës BOTA SOT, z. Xhevdet Mazrekaj,

E nderuara drejtoreshë, znj.Dafina Xhemaj,

I nderuari kryeredaktor, z.Idriz Morina,

Të nderuar gazetarë,

 

Me rastin e 20-vjetorit të gazetës kombëtare BOTA SOT, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ), partisë së parë politike të shqiptarëve në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi, në emër të udhëheqësisë së saj, të anëtarëve dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urimet tona më të përzemërta.

 

Të nderuar, BOTA SOT, që nga themelimi i saj u tregua e denjë për lexim e informim për obligimet kohës në vazhdimësi. Frymoi dhe rrezatoi kombëtarisht. Afirmoi principet demokratike në media, sidomos për ato të shkruara; ishte dhe është shembull. Çështjet ekonomike, politike po edhe ato letrare e artistike e sportive nuk u lanë anash.

 

BOTA informoi botën (të brendshme po edhe të jashtme) në kohë reale dhe në mënyrë objektive, me profesionalizëm e guxim qytetar, madje edhe investiguese, për çka shoqëria kishte dhe ka nevojë.

 

Bëtë shumë edhe për informimin për botën shqiptare jashtë Kosovës. Informuat edhe për shqiptarët në trojet e veta, që sot gjendën në Malin e Zi, për çka posaçërisht ju falënderoj dhe ju përgëzoj.

Të nderuar, u muar vesh gjithëherë mundet më mirë e më shumë, devizë kjo që vlen për gjithkend që punon e vepron, pra edhe për ne.

 

Urime!

Dalshi faqebardhë!

 

Me respekt,

MEHMET BARDHI, prof., kryetar i LD në MZ

 

E-mail: mbardhi@hotmail.com