Vdes në aksident një shtetas i Kosovës në Podgoricë

June 29, 2015   | Ngjarjet - Events
Aksident-PodgoricëI zhvendosuri nga Kosova në Mal të Zi, Dragan Tasiq (62), vdiq në një aksident trafiku, mbrëmë në Podgoricë.

Sipas mediave malazeze, ai vdiq në vend pasi u godit nga një veturë e tipit ‘Peugeot’ derisa po kalonte rrugën në këmbë, transmeton lajmi.net.

Sipas informatave jozyrtare nga policia, shoferi i ‘Peugeot’, nuk ndaloi fare për ta ndihmuar këmbësorin që shkeli, por u largua me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes.

Me të në automjet raportohet të ketë qenë edhe një person tjetër.

Megjithatë, reagimi i shpejtë i policisë ka bërë që të lokalizohet vendndodhja e autorit, ku edhe është kryer arrestimi i tij. (lajmi.net)