Bardhi uron Ambasadoren Uyehara, ditën e pavarësisë të SHBA

July 5, 2015   | Rajoni / Region

Mehmet-BardhiM BARDHI URON AMBASADOREN M A UYEHARA ME RASTIN E 4 KORRIKUT – DITËS SË PAVARËSISË SË SHBA

Në Ulqin, më 4 korrik 2015

 

AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË PODGORICË

Ambasadores Shkelqesisë së Saj

Margaret En Uehara (Margaret Ann Uyehara)

Rruga Xhon Xhekson 2 (John Jackson St. 2 / Džona Džeksona 2)

P o d g o r i c ë

 

Shkëlqesia e Juaj Ambasadore Uyehara,

 

Meqenëse sivjet nuk pata rastin që të jem prezent dhe në vend t’ju uroj 4 korrikut – Ditën e Pavarësisë së Shteteva të Bashkuara të Amerikës, shfrytëzoj rastin, që në respektin Tuaj si Ambasadore dhe në respekt e nderim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetit të vërtetë, që respekton, zbaton e avancon të drejtat dhe lirinë e njeriut, individuale dhe ato kolrktive, shtetit ku tashmë gjetën atdheun e dytë me mijëra shqiptarë, nga të gjitha trojet, po edhe nga Mali i Zi, të cilët u detyruan në periudha të ndryshme, madje edhe sot, për arsye të shumta: nga mohimi i të drejtave e lirive individuale dhe atyre kolektive, atyre politike e deri te ato ekonomike, të lëshojnë vatrat e tyre stërgjyshore, sot në Malin e Zi, e të vendosën në SHBA, që ta bëj këtë me anë të kësaj letre urimi.

 

Shkëlqesia e Juaj Ambasadore Uyehara, më lejoni që në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të ZI (LD në MZ), partisë së parë politike të shqiptarëve në trojet e veta, sot në Malin e Zi, e fomuar më 09.09.1990, partisë që me parimësi e me përkushtueshmëri që 25 vjet po mundohet t’i përfaqësojë dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë pjesëtarëve të kombit të cilit i takon, po edhe të tjerëve, për zhvillimin e demokracisë së vërtetë dhe prosperitetit ekonomik, të cilat në vazhdimësi po edhe sot po na merren nëpër këmbë e po na cenohe e na mohohen, në emër të udhëheqësisë, të anëtarësisë së saj dhe në emrin tim personal, t’ju uroj 4 korrikun – Ditën e pavarësisë së SHBA.

 

Ju, u uroj mirëseardhje në Malin e zi, si ambasadore fuqiplote e SHBA-ve, mikes së vërtetë të popullit shqiptar, paçi shëndet dhe suksese në jetë dhe në punë.

 

Unë dhe LD në MZ, jemi si gjithnjë të hapur, për një bashkëpunim të mirë e të suksesshëm si edhe gjithëherë deri tash.

 

Me respekt.

Mehmet BARDHI, profesor, kryetar i LD në MZ

Mehmet Bardhi

E-mail: mbardhi@hotmail.com