Antalia një destinacion turistik i preferuar i kosovarëve – Video

July 7, 2015   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Pushime ne Antalia-turkiKosovarët sërish kanë zgjedhur të pushojnë në Turqi, një destinacion ky konkurrues për të gjithë destinacionet e tjera si Ulqini, Shqiperia, Greqia etj. Pushuesit kosovar, në shoqëri me partnerët e tyre, apo edhe me familjen, as që kanë menduar të ndryshojnë preferencat e viteve të fundit, kur që në fillim të qershorit dhe korrikut, kanë prenotuar në agjencitë turistike për të kaluar verën në Antali. Duke shikuar videon “Një kafe me Labin” te televizionit TV21 nuk ashtë për tu çuditur, që Labi ketë verë do ta kaloj në prezantimin e Antalis në Turqi.

Sipas të dhënave në Zvicër, marrë nga agjencitë kryesore turistike, thuajse 70 për qind e klientelës së tyre kan preferuar Turqinë dhe Greqin, kurse në radhe të tret vjen Shqipëria dhe e fundit vjen Ulqini.

Përshtatja e turistëve kosovar me mentalitetin e banorëve në qytetet e pritjes së turistëve, si dhe kostoja më e ulët e pushimeve krahasuar me destinacione të tjera duket se ka nxitur sërish kosovarët të përzgjedhin Turqinë. Por nga ana tjetër, edhe vetë operatorët turistikë duket se kanë orientuar klientët e tyre, duke u ofruar shërbime më të kompletuara për në Turqi. Operatorët turistikë bëjnë me dije se, edhe në dy vitet e ardhshme nuk do mungojë prirja e turistëve për të pushuar në qytetet turke.

Megjithatë mbetet për t’u kontrolluar në të gjitha agjencitë se çfarë shërbimesh ofrojnë në paketat e tyre për në Ulqin, sepse më të kompletuara duket se janë paketat turistike për në Turqi, ku konkurrenca mes operatorëve turistikë ka ndikuar në rritjen e shërbimeve dhe uljen e çmimeve.

Megjithatë, përpos ndonjë luhatjeje të vogël mes ofertave që bëjnë agjenci të ndryshme, krahasuar me shumë destinacione turistike të tjerë, Ulqini mbetet më e lira në rajon.

YouTube Preview Image