Sërish lëkundje tërmeti në Tuzë mbrenda 10 orëve
Instituti Sizmologjisë në Mal të Zi ka bërë të ditur që pas lëkundjeve të pasdites së të hënës, një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Malin e Zi, ku epiqendra e të cilit ka qenë Tuzi – Podgorica. Lëkundjet janë ndjerë edhe në veri të Shqipërisë.
Tërmeti është regjistruar në orën 01:58 minuta, me epiqendër 16 kilometra në lindje të Podgoricës, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane.
E njëjta zonë u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë gjatë orëve të pasdites së të hënës, ndërsa lëkundjen u ndjenë nga Ulqini deri në Tiranë.
Nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo lëndime në njerëz.






