Zec: Edhe ADA “gjëmon” nga zhurmat, do ta lajmroj kryeministrin

July 7, 2015   | Shoqëria / Društvo

Ada-Bojana_Ulcinj-Montenegro-1Drejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir-Mikan Zec ka deklaruar se rreth 400 mysafirë, sa janë momentalisht në Adë, nuk mund të flenë nga muzika e lartë që vjen nga kafenetë nga ana tjetër e lumit Buna.

“Muzika është e lëshuar deri në ora pesë e mëngjesit, kështu që mysafirët nga kërcënojnë me largim dhe penallti”, tha Zeci për “Pobjeda”, raporton portali Ul.info.

Mikan-Zec

Ai tha se për këtë arsye i dërgoi letër organeve inspektuese dhe ministrive në Qeverinë e Malit të Zi, Drejtorisë së policisë dhe Të mirave detare.

“Për këtë gjë më duhet ta lajmërojë kryeministrin Millo Gjukanoviq, sepse sa herë që kemi sezon të mirë, siç është rasti këtë vit, kemi nga ato që paraqiten për të vrarë sezonin dhe përfundimisht ‘Rivierën e Ulqinit’”, shtoi Zec.

Dëmtimet nga zhurmat

Zhurmat e larta, shkaktojn simptoma të rënda, kronike e madje të përjetshme në shëndet. Sipas mjekëve specialistë, zhurmat ndikojnë duke shkaktuar një traumë të strukturave kokleare të veshit të brendshëm, që çojnë deri në humbje të dëgjimit të pakthyeshëm. Zhurmat ndikojnë në sëmundjet e hipertensionit, pasi duke çliruar më tepër adrenalinë në gjak, rritet tensioni i njerëzve që marrin nivel zhurmash më të mëdha se sa norma. Ndikon në sëmundjet ishemike të zemrës, në çrregullime të gjumit, por edhe në dobësimin e aftësive për të zhvilluar aktivitet normal e të qetë gjatë ditës.

Cili eshtë orari që lejon muzikë për mjediset e hapura dhe për mjediset e mbyllura si dhe normat e lejuara nga Bashkimi Evropian për ndotje akustike. Prandaj njerzit kopetent duhen ti pergjigjen turistëve, sepse ato atë gjë e meritojn.