Lajme.me: Muhamet Nika ne ju pyesim, ku shkuan 2500€ për alkaten?

July 8, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet Nika-AlkatenDimë që kompanitë e ndryshme herë pas here nisin procese gjyqësore ndaj Komunës dhe zyrtarëve të saj. Sipas disa burimeve radhën e ka kompania “Gradja Komerc” për borxhe që arrijnë shumën mbi 400.000 €, raporton portali Lajme.me.

Njëri nga zyrtarët e përfshirë është ish kryetari i Kuvendit të Ulqinit Muhamet Nika, i cili në llogari të Komunës, dhe me aprovimin e sekretarit për financa, tani kryetari i komunës Fatmir Gjeka, ka tërhequr 2500m alkaten me vlerë rreth 2500€.

Për cfarë e përdori Kryetari i Kuvendit i atëhershëm 2500m alkaten nuk është e qartë, por sipas datës së dokumentave që në redaksin tonë vinë ga i njëjti burim, kuptohet qartë që bëhet fjalë për kohën kur Ulqini ishte në fushatë për zgjedhjet lokale, e tjetër që këto shuma paguhen nga qytetarët e Komunës së Ulqinit.

Muhamet Nika-Gradjakomerc-Ulqin

Muhamet Nika-Gradjakomerc-Ulqin-1