Reagon Nika: Alkateni shkoi në Rashtishë…?!

July 8, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-Nika-UlqinMendimi i parë që më erdhi në kokë , kur lexova lajmin e shpërndarë me titull – Ku shkuan 2500 e. Alkaten ? Ishte se hartuesit e këtij lajmi, nuk kanë po duket me keq ardhje as edhe njohuritë më elementare të punës në administratën lokale dhe me siguri nuk i dinë sa duhet as punët në firma . Andaj po dyshoj që tu ketë  thënë dikush ndonjëherë edhe puna e mbarë …?!! Ose ndoshta qëllimisht dhe me vetëdije si portal i një subjekti politik, janë vënë në mbrojtje të tij dhe po kryejnë punën e Gebelsit- shefit të propagandës dhe informimit të Hitlerit…?! Të cilin thuhet se në prag të kapitullimit të tij – Hitleri , vetë  e ekzekutoi të parin – mu atë , kuptohet për të fshehur pisllëqet e veta…?!!

Pasi siç thuhet në tekst se në aferë “ na qenkësh i përfshirë edhe ish kryetari i Kuvendit Muhamet Nika, përgjigja do ishte se Alkateni shkoi, nga” unë i tëri dhe i bëri”,si kryetar parlamenti në fshatin Rashtishë . Kuptohet mbi bazën e një kërkese me të cilën qytetarët e kësaj bashkie , qysh, më 11.06.2010, i ishin drejtuar sekretariatit për çështje komunale, për të hartuar një projekt të furnizimit me ujë dhe vaditje. Mjetet mendoheshin të siguroheshin nga ministria e bujqësisë, pasi të sigurohej projekti përkrahës ideor nga komuna. Por pasi kërkesa u zvarrit dhe projekti nuk u realizua, atëherë me fajin e komunës “ u dogj” edhe afati për konkurrim në ministri?! Më pas me bekimin e sekretarit për buxhet e financa , u bë edhe ky investim alkateni – PARAT I SIGUROVA   NGA REDUKTIMI I BUXHETIT TË KABINETIT TË KRYERTARIT ?!!! DHE KËTË DO TA BËJA PËRSËRI NESËR PËR NJË “RASHTISHË” TJETËR …?!!!

 

Tjetër, shtojmë se qytetarët gjithashtu, me një kërkesë të dytë , i ishin drejtuar edhe komunales që t’i ndihmonte në blerjen e një pompe për shtytjen e ujit diku në vlerë rreth disa qindra eurosh. Kjo pompë nuk u ble më në Gragjë, nga fshatarët, por  te një zyrtar aktual nga radhët e Forcës. Kështu i bie që në lajm të jeni të mangët – arsyeja mund të dihet…?! Investimi është i kryer dhe falë shtrirjes metër për metër të 2500 metrave alkaten( sipas skicës së deponuar më poshtë) . 10 familjet e fshatit tash disa vite kanë ujë të mjaftueshëm . Madje kanë instaluar edhe banjot në shtëpi, duke mos u larë më “ me safa e kallajçe..”, si do të dëshironte ndoshta portali i jua, që edhe vetë ish-kryetari i Kuvendit të Ulqinit të lahej deri sa të arrijnë në Ulqin mega projektet e juaja. Kurse  tokave të veta të punës dhe për ujitje (bashkë me fshatarët tjerë),   tu ofrohej vetëm duke ec pas gomarit e ase si ndryshe..?!

Kujtoj qytetarët që si kryetarë i kuvendit isha i obliguar edhe me ligj të nxjerr vendimin për furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm, sepse është punë parësore e tija në krahasim me mega projekte tjera që ju manipuloni. Mjerisht në disa fshatra të Anës së Malit – sidomos gjatë stinës së verës , edhe sot, para syve të pushtetit, ata ende vazhdojnë e vuajnë vapën e gushtit pa ujë, për vete dhe gjënë e gjallë- me skena torturuese, mu si të ishin në zemër të Azisë apo të Afrikës….?!!

Një gjë është më se e vërtetë, që vlera e faktures së alkatenit, me siguri të vetme, është barazi me shumën e një reprezentacioni të pushtetarëve që bëhej dhe bëhet në Ulqin. Për të shuar kuriozitetin tuaj pasi reduktuam buxhetin…. , fjala vjen shpenzimet për BENZIN( për hatër të alkatenit) ranë në 0…, e kjo vlente edhe për MEDITJET, UDHTIME ZYRTARE , REPREZENTACION , PAISJE TJERA MATERIALE etj …?!!

Bile , ju të portalit, po të dëshironi mund të informoheni se edhe në vetë bllokun e “kafe xhinicës”, derisa isha kryetar kuvendi, apo nënkryetar komune, nuk figuron që të kem pirë as ekspreso , as kampuçino e as uiski dhe shumë rrallë ndodhte të kem pirë ndonjë çaj …..?!! Do kish qenë më mirë për ju , që para se të hulumtoni në firma të ndryshme, të hulumtoni te arkatari i KK (nëse nuk keni hulumtuar) dhe t’i krahasoni shpenzimet e mija , me ata që bënë 2 kryetarët e subjektit që ju mbroni dhe gjërat do jenë më se të qarta.

Thjesht , për 2mijë e ca euro, për të cilat më akuzoni, edhe sot, cekim që i kam(i kemi në xhep bashkë me fshatarët )dhe mund t’i kthejmë në se duhet – Por ama 252 mijë eurot dëm , në vend se 9mijë , për të cilët u akuzoi gazeta Dan , të cilës iu referova e që u dogji kaq shumë…. dhe reaguat , na duket se janë   të pakrahasueshme dhe të kompenzueshme…?!!!

Më duket që me këtë politikë që po bënë portali kohëve të fundit është kah e përshëndetet subjektin që mbron jo vetëm me  bashkëfshatarët e mi ” që u porosisin të mos ia mësyni më këtij vendvotimi…”? Por as  Anës së Malit , e sa për në qytet vlerësojeni ju vet. …?!!

Dhe desh harrova edhe pse shumë pak ka rëndësi , si ish- kryetar i Kuvendit as njëherë nuk dola në fushatë me Fatmirin dhe as me DPS-in. Andaj është vështirë të bindni dikë që Fatmiri , paska financuar në fushatë me alkaten kundërshtarët e tij- këtë gjë atëherë të paktën nuk e kish zakon…?!!!

Muhamet-Nika-Dokument-Ulqin

Shih-Kërkesa e qytetarëve drejtuar komunës figuron e protokolluar disa muaj më herët se zgjedhjet?!

Muhamet-Nika-Dokument-Ulqin-1

Skica ku është i futur alkateni në funksion mbi bazën e kërkesës që u deponua në sekretariat…?!! Nëse dëshironi mund të vërtetoni lirisht vendndodhjen – kësaj radhe këtë po e kuptojmë si “dobësi tuajën..”, por më kusht që vetëm kësaj radhe…?!!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„