Markoviq: Aneksmarreveshja për definimin e pozicionit te komunës se ardhshme te Tuzit – Video

July 9, 2015   | Ngjarjet - Events

Aneksmarrëveshje-Forca-DPSMe aneksmarrëveshje mbi koalicionin paszgjedhor të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Forcës së Re Demokratike, definohet vetëm qasja dhe parashihet grumbullimi i dokumentacionit që të definohet pozicioni i komunës së ardhshme të Tuzit, ka thënë nënkryetari i Qeverisë, Dushko Markoviq. Liderët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe të Forcës, Millo Gjukanoviq dhe Nazif Cungu kanë nënshkruar dje anekmarrëveshjen mbi bashkëpunim paszgjedhor, në të cilën nënshkruesit janë obliguar se do të përgatitën të gjitha aktet e nevojshme ligjore për formimin e komunës së Malësisë, gjegjësisht Tuzit, dhe do t’ia paraqesin Kuvendit të Malit të Zi për miratim. Në pyetjen e gazetarit nëse kjo do të thotë se do të formohet Komuna e pavarur e Tuzit, Markoviq ka thënë se në këtë moment nuk ka informacion preciz mbi këtë. Nuk mund t’u jap detaje, sepse është definuar vetëm qasja, ka thënë Markoviq. Ai ka sqaruar se në aneks është paraparë vetëm grumbullimi i dokumentacionit në mënyrë që të definohet pozita e Komunës së ardhshme të Tuzit. Siç e kini parë, në aneks thuhet se është e nevojshme që të përgatitën të gjitha aktet juridike në mënyrë që të definohet pozita e komunës së ardhshme të Tuzit, që të shihet se si do të duket kjo, ka thënë Markoviq.

TVCG