Në Ulqin Selami Taraku paralajmëron padi ndaj hotel Albatrosit

July 15, 2015   | Shtypi / Mediji

Selami Taraku ne hotel Albatros-UlqinFoto: Vijesti

Regjisori i filmit Selami Taraku njoftoi policinë e Ulqinit se para disa ditësh u plaçkit brutalisht në hotelin “Albatros”, njofton portali Ul.info.

Ai gazetarit të “Vijesti-t” i tha se nga tavolina në restorantin e këtij objekti i humbi portofoli, me 1700 euro dhe biznes kartat, i cili pastaj iu kthye bosh.

Taraku është i inatosur me sjelljen e personelit të hotelit, si dhe paralajmëroi padi kundër pronarit dhe drejtorit të “Albatrosit”.

Drejtori Xhemal Bushatliq ka thënë se i vjen keq që mysafiri i tyre humbi portofolin, por nuk ndjehet përgjegjës.

“Nuk do të jem i lumtur për këtë gjë, por nëse më paditë, atëherë më duhet ta padisë edhe unë atë”, theksoi drejtori i “Albatrosit”.