Faruk Resulbegoviq zgjidhet prokuror i shtetit në Ulqin

July 16, 2015   | Shoqëria / Društvo

Faruk Resulbegoviq zgjidhet prokuror ne UlqinPara kryetarit të Këshillit të prokurorisë Ivica Stankoviq, në hapësirat e Prokurorisë së lartë shtetërore në Podgoricë , betimin e bënë kandidatët e zgjedhur për prokuror shtetëror, njoftohet nga ky institucion, raporton portali Ul.info.

Ndër ato të cilit e kanë bërë betimin ishte dhe prokurori shtetëror në Prokurorinë shtetërore themelore në Ulqin Faruk Resulbegoviq.

Përndryshe, në vijim është përzgjedhja e të gjithë bartësve të funksionit të prokurorit në Mal të Zi. Drejtuese e Prokurorisë në Ulqin është Feriha Muratoviq, ndërsa zëvendës Vlladimir Savoviq.