IPKO: Në Shqipëri dhe Mal të Zi, thirrje dhe SMS sikurse në shtëpi

July 17, 2015   | Ngjarjet - Events

IPKOEdhe gjatë pushimeve në Durrës, Dhërmi apo Ulqin, përdoruesit e IPKO-së mund të flasin e shkruajnë lirshëm SMS, dërgojnë emaila apo të shpërndajnë fotografi, me çmimet sikur në Kosovë

Për përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, udhëtimet në Shqipëri dhe Mal të Zi po bëhen gjithnjë e më të këndshme, ndërsa telefoni i tyre mobil me numër të IPKO po bëhet shoqëruesi i tyre më i mirë. Kjo, pasi që IPKO tani ka prezantuar dy pako të reja për thirrje dhe SMS nga bregdeti, me tarifa aq të ulëta sikurse në shtëpi.

Pakot e reja të IPKO-së për thirrje dhe SMS tani mbulojnë vendet fqinje, Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke u mundësuar përdoruesve që të bëjnë thirrje apo të dërgojnë SMS për vetëm 10 cent tek të gjithë numrat e IPKO, AMC, Eagle Mobile dhe m:tel.

“Përdoruesit tanë janë të vetmit që nuk frikohen ta përdorin telefonin e tyre mobil kur ata ndodhen jashtë vendit, e sidomos kur ata vizitojnë Shqipërinë, Malin e Zi apo Maqedoninë, dhe përdorin internetin e shpejtë në mobil në njërin nga katër operatorët tanë partner. Ndërsa tani, përveç pakove të internetit, ne u kemi dhënë mundësinë përdoruesve tanë që të bëjnë edhe thirrje dhe të dërgojnë SMS, njësoj sikurse gjatë kohës kur ata janë në Kosovë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Përdoruesit e IPKO mund ta aktivizojnë ndonjërën prej pakove të zgjedhura para se të nisen në Shqipëri ose Mal të Zi, ose posa të arrijnë atje. Për tu lidhur në roaming dhe për ta përdorur pakon, në Shqipëri duhet zgjedhur operatorin AMC ose Eagle Mobile, ndërsa në Mal të Zi, duhet zgjedhur m:tel.

Lirë dhe mirë

Me IPKO, përdoruesit nuk duhet të paguajnë çmimin e një jave, nëse qëndrojnë vetëm një ditë jashtë vendit – në bregdetin shqiptar ose ndaleni në Ulqin. Sepse përdoruesit mund të zgjedhin mes pakos ditore ose asaj javore.

Me aktivizimin e pakos ditore që kushton vetëm 50 cent, përdoruesit e IPKO-së marrin 5 minuta falas për tu lajmëruar tek familja dhe miqtë, ndërsa më pas, për çdo minutë ose SMS që ata dërgojnë nga Shqipëria ose Mali i Zio se drejt operatorëve AMC, Eagle dhe m:tel, ata ngarkohen me vetëm 10 cent.

Ndërsa pakoja javore ofron edhe më shumë se kaq. Në pakon javore, përdoruesit pranojnë 20 minuta falas për thirrje të cilat mund të përdoren në roaming, çoftë nga Shqipëria ose Mali i Zi, —ndërsa më pas, për çdo minutë dhe SMS të dërguar nga këto dy vende fqinje, ata do të ngarkohen me 10 cent. Për aktivizimin e pakos javore, përdoruesit ngarkohen me 2 euro.

Zëri