RevistaPorta: Ulqini që i bënë turistët të kthehen përsëri aty

July 17, 2015   | Shtypi / Mediji

plazhi-vogel-ulqinQytet i Ulqinit tashmë ka hapur sezonin.

Ky vend mbetet i preferuar gjithmonë nga turistët kosovarë por edhe më tepër nga shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Hotelet, plazhet e reja e kafiteritë kanë filluar të shtohen në këtë vend, mirëpo përshtypja është që asgjë s’ka ndryshuar dhe kur e viziton pothuajse të duket që je kthyer në kohë.

Ofertat nga hotelet e shtëpitë e ndryshme për pushim janë të shumta.

Për ata që dëshirojnë të vendosen në hotel dhe të mos shqetësohen për asgjë, gjithmonë zgjedhje është hotel Albatrosi, një vend ky që ndodhet krejt pranë plazhit dhe aty jeni larg zhurmave të qytetit.

Deri në fund të muajit gusht çmimi për person në hotel Albastros është 35 euro, por kjo varet edhe nga dhoma që zgjidhni.

Kalaja e Ulqinit mbetet vendi më i dëshiruar për shumicën e vizitoreve.

Duke u vendosur në Kala jeni krejt pranë qendrës dhe nuk ju duhet vetura. Në atë hapsirë nuk ka luks por do të ndjeheni mirë në dhomat modeste me pamje krejt në det.

Pak hapa prej dhomës i keni restoranet që mund të shijoni peshkun e adritikut me çmime mjaft të volitshme.

Çmime në këtë vend mund të gjeni duke filluar nga 30 euro e më lartë.

E nëse doni që të kaloni pushimin me buxhet minimal zgjedhje tjetër mbesin edhe shtëpitë private, përreth plazhit te vogël, por edhe në plazh të madhë.

Çmimet për dhomë fillojnë nga 20 euro.

Për ata që pëlqejnë jetën e natës këtë vit do të ketë shumë zhgjedhje.

Kafiteri të shumta janë shtuar në plazhin e vogël, duke e bërë këtë qytet edhe më të bukur.

Diskoteka Hangover është një prej më të frekuentuarave aktualisht, por nuk mungojnë as shumë vende të tjera. (RevistaPorta)